Seancën e ardhshme për rastin “Parcelat në Vodno” është përcaktuar më 18 shkurt. Në seancën e sotshme për këtë lëndë ishte dëgjuar edhe ish-këshilltari në Këshillin e Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së Aleksandar Biçikliski që e sqaroi procedurën për sjelljen e PPU-së për Qytetit të Shkupit, për të cilin tha se ka qenë iniciuar që nga koha e Trifun Kostovskit.
Ai theksoi se seanca për sjelljen e PPU-së, në vitin 2012 kanë votuar 26 këshilltar në mes të cilëve edhe këshilltar nga opozita.
“As kryetari Gruevski, as ndonjë nga shteti nuk më ka sugjeruar se si të votoj për miratimin e PPU-së në vitin 2012”, tha Biçikliski.
Rastin “Parcelat në Vodno” e udhëheq gjykatësi Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësuesi i akuzës është prokurorja Lile Stefanova.
Sipas aktakuzës, ish-kryeministri Gruevski është akuzuar për veprat “larje parash dhe për pasurim në mënyrë të paligjshme dhe fshehje prone”, ndërsa kumbari i tij Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifoviq, Jordan Orce Kamçev dhe Rastka Kunovska Kamçeva ngarkohen për veprën penale “larje parash”. Mijallkov i cili është kushëriri i parë i Gruevskit akuzohet për veprën penale “ndihmë gjatë veprës penale larje parash dhe të ardhura tjera nga vepra të dënueshme”.