Gjykimi për rastin “Toplik” shtyhet për më 16 shkurt për shkak të mungesës së njërit prej të akuzuarve, i cili është pozitiv në Kovid-19.
Në debatin e sotëm, siç ishte paralajmëruar, Prokuroria duhej të fillonte me publikimin e fjalëve përfundimtare.
Gjykatësi Osman Shabani , në fillim të seancës së sotme gjyqësore informoi se nga avokati Çasllav Stanoeviq, mbrojtës i të akuzuarit Tome Gjurçillov, më 8 shkurt ishte dorëzuar dokumentacioni mjekësor me të cilin gjykata ka konfirmuar se i akuzuari nuk mund të marrë pjesë në debatin e sotëm kryesor për shkak të infektimit me Kovid-19, të konfirmuar më 5 shkurt nga ana e IPSH Spitali Klinik “Zhan Mitrev”.
Në rastin “Toplik” i akuzuari i parë është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, i cili bashkë me edhe pesë persona nga ministria, të cilët ishin anëtarë të Komisionit për Tenderë Publikë, janë të akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar.
Lënda, e cila ishte hapur nga ish PSP ka të bëjë me shitjen e tokës ndërtimore për ndërtim të lagjes Qyteti i Diellit në Sopishtë.