Gjykimi për Zhan Mitrev shtyhet për 12 maj

Iliria News Agency
Iliria News Agency

5 Prill, 2023

Gjykimi i kardiokirurgut Zhan Mitrev dhe spitalit të tij privat sërish u shty për 12 maj. Në seancën e sotme në Gjykatën Penale në Shkup, Zhan Mitrev ishte i pranishëm me avokatët e tij, ndërsa para objektit të gjykatës ishin mbledhur dhjetëra qytetarë të lënduar, të cilët mbanin pankarta “Përfitues në shpinë të sëmurit” dhe “Kërkojmë drejtësi”.

Arsyeja e rishtyrjes së procesit është se mbrojtja “nuk ka arritur të kontrolloje shkresat e çështjes të cilat janë ende në Gjykatën e Apelit.

Gjyakata paraprakisht e pranoki kërkesën e Prokurorisë për ngrirjen e pronës së Klinikës “Zhan Mitrev”, për të cilin vendim mbrojtja u ankua në Gjykatën e Apelit.

Prokurorja publike, Iskra Haxhi Vasileva, kërkoi ngja Gjykata të caktojë seanca të mëvonshme në mënyrë që çështja të marrë dinamikë, ndërsa mbrojtja e Zhan Mitrev kërkoi hapësirë ​​të mjaftueshme prej së paku dy muaj për t’u njohur me shkresat e çështjes, si dhe për të siguruar kushtet e duhura të gjykimit.

Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka ngritur aktakuzë kundër Dr. Zhan Mitrev, si person fizik dhe kundër spitalit të tij, si person juridik, për veprën e vazhdueshme “mashtrim” nga neni 247 i Kodit Penal.

Siç informojnë nga PTHP Shkup për këtë çështje, nuk bëhet fjalë për “mashtrim të pacientëve”, gjegjësisht ndërgjegjshmëria dhe pandërgjegjshmëria e trajtimit nuk është objekt i kësaj vepre penale, por mashtrim klasik, gjegjësisht fshehje e fakteve kyçe lidhur me hemofiltrimin, metodë për të cilën pacientët nuk ishin të informuar qartë për të gjitha efektet e saj pozitive dhe negative, me të cilat ata u mashtruan dhe me qëllim të përfitimit të paligjshëm të përfitimit pasuror.

Çështja u krijua pas një zëri të bujshëm, pasi IRL publikoi vitin e kaluar dokumentarin “Gjaku i papastër”, në të cilin u zbulua se spitali privat “Zhan Mitrev” u ngarkonte pacientëve shuma të larta parash për hemofiltrim gjatë trajtimit për Kovid-19, pas së cilës u hap edhe çështja në PTHP Shkup.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Polici-a-2-750x430

Punëtori nga Shqipërie humb jetën gjatë punës në një objekt ndërtimi në Çair

nexhmedin-spahiu

Spahiu: Nëse Serbia e pushton Veriun nuk ka më ujë e as rrymë për Kosovën

fatmir mexhiti

Ministri Mexhiti mori mbështetjen e kryeministrit për heqjen e drejtorëve ekonomikë

zvicer vevey policia vrasje

Zvicër, vritet nëna e katër fëmijëve në banesën e saj

Erdogan Kilicdaroglu

Turqia zgjedh mes Erdoganit dhe Kilicdaroglut – gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet presidenciale

1_edward-joseph-487x365

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

tina turner ervin

Tina Turner ka lënë pasuri 250 milionë euro, ja kush e trashëgon?

messi-ronaldo

Messi parakalon Ronaldon dhe shkruan historinë!

ritchie-torres

Kongresmeni Torres del kundra Blinken për Kosovën: “Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht një aleat të Amerikës”

INFO

NA NDIQ