Gjykimi për zjarrin në “Puls” nis më 19 nëntor

Picture of Ina Online
Ina Online

16/10/2025

Pas 7 mujash pritje, dhimbje dhe heshtje institucionale, më 19 nëntor do të fillojë gjykimi për një nga tragjeditë më të mëdha që ka goditur RMV-në, tragjedia e zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan, zjarr i cili morri me vete 63 jetë të reja dhe la të lënduar 200 të tjerë. Gjykata penale ka caktuar që gjykimi të fillojë më 19 nëntor në orën 9:30 të mëngjesit, ku do të kërkohet përgjegjësi për jetët e humbura dhe të lënduarit të cilët në natën e 16 marsit kishin shkuar për koncertin e grupit të njohur muzikor DNK. Nga gjykata penale kanë bërë të ditur se seanca kryesore për rastin “Koçani” do të mbahet në sallën e gjyqit të burgut të Idrizovës dhe se çështja është caktuar për procedim të mëtejshëm tek gjykatësja Diana Gruevska Ilievska.
Në bankat e të akuzuarve do të ulen 37 të pandehur, të cilët kanë 33 avokatë mbrojtës.

Prokuroria Publike më 13 qershor ngriti akuza kundër 34 individëve dhe 3 personave juridikë për zjarrin tragjik. Të gjithë ishin akuzuar për “vepra të rënda kundër sigurisë publike”.

Për fatkeqësinë e tragjedisë në Koçan familjarët e viktimadhe dhe të lënduarve kanë organizuar qindra marshe protestuese. Ata kanë kërkuar vazhdimisht me ngulm përgjegjësi dhe kanë akuzuar institucionet për neglizhencë dhe përpjekje për të mbuluar fajtorët e vërtetë.

Zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan shpërtheu në orët e vona të natës, teksa qindra të rinjë ndodheshin brenda objektit. Flakët u përhapën me shpejtësi, ndërsa mungesa e daljeve emergjente dhe e pajisjeve të sigurisë u bënë fatale. Disa humbën jetën në vend, të tjerët në spital, ndërsa 200 të tjerë mbetën rëndë të lënduar të cilët gjatë kohë janë mjekuar në spitale./Shenja.tv

TË FUNDIT

Big Brother rikthehet në Top Channel, por me një ‘fytyrë’ të re

E FUNDIT: Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

VLEN finalizon listën: Ja ndryshimet ministrore dhe pozitat kyçe që pritet të ndërrohen

FOTO/Dafina Zeqiri surpizohet nga bashkëshorti, i dhuron makinë “Rolls Royce” me vlerë rreth gjysmë milioni euro

Zbulohet se kur do të nisë “Big Brother VIP Albania 5″

Ilas Veseli zgjidhet kryetar i ri i Këshillit Komunal të Sarajit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË