Gjyle Çeliku i përgjigjet Muhamet Zekirit

0

Muhamed Zekiri paska thënë “Po t’mos ishin shqiptarët LSDM-ja s’do ishte n’pushtet”, por paska harru që as Pendarovski s’do ishte president!
Unë si qytetare shqiptare i pergjigjem, po t’mos ishte LSDM-ja, as BDI-ja s’do ishte me ty n’pushtet.
Lind pyetja kush humbi dhe kush fitoi nga kjo situatë?!
Sa bëri Stevo Pendarovski dhe Zoran Zaev për shqiptarët? Sa të burgosur shqiptarë amnistoi? Pse rastin Alfa dhe rastin e Kumanovës i harroi?!
Gjuha shqipe nuk u zyrtarizua dhe multietniciteti vetëm në platforma partiake u promovua… Kur do ndjehem unë qytetare e barabartë në këtë shtet?
Kam edhe shumë pyetje, por këto janë me të dhimbshmet për momentin…