Gjyqi për Llaskarcën, të akuzuarit kërkojnë të lirohen

INA
INA

21/12/2023

Për të akuzuarin Remzi Miftari, përgjegjës për transport në kompaninë dhe Igor Gjorgjievski, avokatët deklaruan se asnjë provë e vetme nuk ka vërtetuar aktakuzën. Mbrojtja ka kërkuar lirimin e tyre nga akuzat.

Në seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore Penale për të pandehurit e rastit Llaskarcës, aksidentit të autobusit “Durmo tours” që ndodhi në vitin 2019, mbrojtja ka kërkuar lirimin e tyre. Për të akuzuarin Remzi Miftari, përgjegjës për transport në kompaninë dhe Igor Gjorgjievski, avokatët deklaruan se asnjë provë e vetme nuk ka vërtetuar aktakuzën.

“Asnjë nga provat nuk do të thotë se plotëson thelbin e akuzës që i vihet. Ne po kërkojmë pafajësinë, sepse Prokurori i Përgjithshëm nuk e ka provuar përtej dyshimit të arsyeshëm se ai e ka kryer krimin”, tha Suzana Abdurahimi, avokatja e të akuzuarit të dytë, Miftari. Duke iu referuar dëshmive të viktimave të cilët, pretendonin se drejtuesi i mjetit nuk ka frenuar, Ruzha Tomeska, avokatja e të akuzuarit të tretë, Gjeorgjievski, ka shtuar se kjo tregon se aksidenti është një faktor subjektiv.

“Në veprimet e tij nuk janë konsumuar të gjithë elementët qenësorë për një vepër penale”, ka deklaruar Tomeska. Pritet që fjala përfundimtare të jepet edhe për të akuzuarit e tjerë, Goran Dukovski, Jane Bovarski dhe Manoil Trifunovski. Në seancën e kaluar fjalën përmbyllëse e dhanë prokurori publik Darko Jakimovski dhe mbrojtësit e të akuzuarit të parë, pronarit të “Durmo Tours”, Durmish Beluli. Jakimovski kërkoi dënimin më të rreptë për të akuzuarit për aksidentin e autobusit që ndodhi në vitin 2019 në afërsi të Laskarcit. Sipas tij, ka pasur pakujdesi në veprimet e të gjithë të pandehurve dhe ishte vetëm çështje kohe mbi çfarë baze, siç tha ai “kaosi i punës mund të sjellë pasoja të tilla apo të ngjashme”. Lidhur me këtë rast, prindërit dhe të afërmit e viktimave të aksidentit po ashtu kërkuan dënimin më të rreptë.

Mbrojtësit e të pandehurit të parë në rastin “Laskarci” në fjalën përfundimtare kanë deklaruar se në procedurë nuk ka pasur prova për ndonjë veprim për të cilin akuzohet pronari i kompanisë “Durmo Tours”, Durmish Beluli, në autobusin e të cilit 16 persona humbën jetën gjatë aksidentit dhe mbi 30 të tjerë u plagosën. Aksidenti, ndodhi në afërsi të Laskarcws, më 13 shkurt të vitit 2019 dhe të akuzuar janë Durmish Beluli, pronari i kompanisë “Durmo Tours”, personi përgjegjës për transportin në kompani, Remzi Miftari dhe drejtuesi i autobusit, Manoil Trifunovski, për vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Ndërkaq për të njëjtën vepër akuzohen tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski. Sipas nenit 300 paragrafi 2 i Kodit Penal, për të cilin akuzohen të pandehurit, dënimi me burg është së paku katër vjet. (koha.mk)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pasaporta dokumente personale

Delegacioni i BE-së: Çdo anëtare e BE-së do të vendos vetë nëse i pranon pasaportat me emrin e vjetër të Maqedonisë

kshz-2-800x445

Osmani, Taravari dhe Dimitrievski siguruan nënshkrimet, mbeten të tjerët

ut zaim

Xheladini: Pse rritje pagash vetëm për Universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe jo për Universitetin e Tetovës

gjykata-kushtetuese

Gjykata kushtetuese duhet të sjellë vendim për “nacionalitetin” në Ligjin për evidencën amë

musa blerim

“Siklet” në BDI! Musa Xhaferi insiston që të jetë bartës liste në zonën e 5-të zgjedhore, Blerim Bexheti në zonën e 1-rë

kuvendi parlamenti

Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e 145-të: zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së, vazhdimi i vlefshmërisë së pasaportave, ligji për lojërat e fatit…

Bujar Osmani

Osmani: Ukraina lufton për të gjithë ne! Nëse fiton Rusia, ne e kemi radhën

universiteti-i-tetoves-UT

5 universitetet shtetërore reagojnë kundër diskriminimit që ua ka bërë Kuvendi dhe Qeveria

lista zgjedhore

Prej sot mund të verifikoni nëse gjendeni në listën zgjedhore

INFO

NA NDIQ