Gjyqi për vrasjet e Vanjës dhe Pançes, të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm

Picture of INA
INA

20/09/2024

Në Gjykatën Themelore Penale filloi gjyqi për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Pas fjalëve hyrëse të prokurorisë, të gjithë të pandehurit u deklaruan të pafajshëm për krimin. Para fillimit të gjykimit, prokurorja Krstevska-Josifovska kërkoi që publiku të përjashtohet nga e gjithë seanca për të mbrojtur privatësinë e nënës Zorica Gjorçevska dhe motrës së Vanjës, por gjyqtari Ivica Stefanovski nuk e pranoi kërkesën. Publiku mbeti në sallën e gjyqit për të ndjekur rastin, transmeton Portalb.mk.

Për herë të parë, u deklarua edhe Palevski, i cili është i akuzuari i parë si planifikues dhe autor i vrasjes.

“Fëmija është rrëmbyer për ta vrarë, nga nëna nuk është kërkuar shpërblim, kjo del nga provat e prokurorisë”, tha Ljupço Palevski Palço.

Palço pretendon se nuk ka asnjë gjurmë të tij dhe se provat po keqpërdoren për të ngritur një çështje të montuar politikisht kundër tij.

“Ky prind, në vend që të qante për fëmijën e tij, është vendosur nga policia që të krijuar një motiv dhe lidhje të rreme. Nuk e njoh”, tha Palço për babain e Vanjas.

Babai i Vanjës tha se i takon gjykatës të zbulojë të vërtetën për këtë rast.

Ai pretendon se ndaj tij nuk ka prova, por e gjithë akuza bazohet në deklaratën e rreme të një të pandehuri.

Avokati i Palços pretendon se prokuroria nuk ka prova biologjike që Palço ka qenë në vendin e vrasjeve.

Avokati Marjan Vitanov pohon se në aktakuzë ka shumë mospërputhje.

I pandehuri Ljupço Palevski Palço e ka qëlluar Vanja Gjorçevskën në kokë me pistoletë të kalibrit 9 mm, thuhet në aktakuzën për vrasjen e 14-vjeçares, për të cilën gjykimi filloi sot.

Autopsia tregoi se Vanja kishte një plagë në hemisferën e djathtë të trurit dhe një kanal 34 centimetrash me armë zjarri që kalonte nga qafa në vertebrën e katërt.

Me 4 shtator seanca zgjati 11 minuta, gjyqtari lexoi emrat e të pranishmëve dhe tha se kërkesa e Prokurorisë për bashkimin e çështjeve u pranua dhe caktoi datën për gjykim të ri, që është sot.

Është evidente se të gjithë të pandehurit kanë avokatë, me të cilët do të mbrohen në procedurë. I pandehuri i parë, Ljupço Palevski-Palço, për të cilin Prokuroria thotë se është planifikues dhe autor i vrasjeve, nuk është nxjerrë nga burgu “Shkupi” në Shutkë.

Për herë të parë në sallën e gjyqit më 4 shtator u takuan ballë për ballë likuiduesit dhe babai i të vrarës Vanja, i cili në procedim akuzohet se ka dhënë informacion për trajektoren e lëvizjes së vajzës së tij. Avokati Vladimir Tufegxhiq në disa raste ka treguar se gjatë procedurës do ta vërtetojë të kundërtën.

Ljupço Palevski – Palço akuzohet për dy vepra. E para është rrëmbimi nga neni 141 dhe vrasje sipas nenit 123 të Kodit Penal. Për veprën e parë të rrëmbimit, duke qenë se është e mitur, Palço mund të dënohet me të paktën katër vjet burg. Për vrasje të shkallës së dytë, ai rrezikon deri në 10 vjet burgim ose burgim të përjetshëm nëse vrasja është kryer në mënyrë të egër dhe tinëzare.

Vllatko Kekishov akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjet. Ai akuzohet për veprën penale të rrëmbimit nga neni 141 i Kodit Penal, i cili dënohet me të paktën katër vjet burg. Ai akuzohet gjithashtu për vrasjen brutalisht të një të miture dhe vrasjen e kryer për përfitim material.

Bore Videvski akuzohet edhe nga neni 141 i Kodit Penal për kidnapim dhe për dy vrasje mizore, njëra e të miturës dhe tjetra për përfitim material.

Velibor Manev akuzohet edhe nga neni 141 i Kodit Penal për dy vrasje. Një e mitur dhe një për përfitim material.

Aleksandar Gjorçevski, babai i të vrarës Vanja Gjorçevska, akuzohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi i të miturës”.

Në këtë rast nuk përfshihen Stefan Dimkovski, i cili e transportoi Palçon nga Serbia në Turqi dhe Vasko Stojkov, i cili e transportoi Palçon nga Shkupi në Beograd.

Ndryshe, të dy akuzohen për veprën penale nga neni 365 i Kodit Penal për ndihmë ndaj autorit pas kryerjes së veprës penale.

Aktualisht është e paqartë nëse gjykata do të vendosë të përjashtojë publikun nga të gjitha seancat gjyqësore.

E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor.

I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.

TË FUNDIT
28 minuta
Në Prilep sot ditë zie pas vdekjes së tre punonjësve mjekësor
2 orë
Mexhiti do ta vizitojë Haraçinën
2 orë
Mickoski, Ageler dhe Misajllovski në stërvitjen metodike-treguese në “Krivollak”
2 orë
Mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut
2 orë
Mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut

ME TE LEXUARA

12 orë
Gashi- Kurtulmush: Shpresojmë të rrisim marrëdhëniet Maqedoni e Veriut- Turqi në çdo fushë
1 ditë
29 vjet nga atentati ndaj presidentit Kiro Gligorov
20 orë
Petrovska shprehet e bindur: Ligji për Branitellat do të miratohet
17 orë
Casinos Austria ndërpreu marrëveshjen, FFM-ja mbeti pa një sponsor
12 orë
“Treni i qytetit” pritet të jetë gati në tetor të vitit 2025, paralajmëroi Nikollovski
1 ditë
Gashi në Ankara në takim tet-a-tet me kryeparlamentarin turk

LEXO MË SHUMË

IMG_8631

Në Prilep sot ditë zie pas vdekjes së tre punonjësve mjekësor

izet mexhiti carshi

Mexhiti do ta vizitojë Haraçinën

ageler, mickovski

Mickoski, Ageler dhe Misajllovski në stërvitjen metodike-treguese në “Krivollak”

moti-1

Mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut

Mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut

IMG_8650

Redona Bexheti e vetmja në trojet shqiptare që doktoron në fizikë mjekësore!

IMG_8646

ASH themelon strukturat në Zajaz

tvsh-ime

Filipçe: Ka vonesë të konsiderueshme në kthimin e TVSH-së, 100 milionë euro nuk janë paguar për katër muaj

TRENI

“Treni i qytetit” pritet të jetë gati në tetor të vitit 2025, paralajmëroi Nikollovski

INFO

NA NDIQ