“Gjyqtarët i bënë Usykut një dhuratë për Krishtlindje”, Fury thotë se ai e meritoi fitoren

Picture of Ina Online
Ina Online

22/12/2024

Boksieri britanik i kategorisë së rëndë Tyson Fury, ka thënë se gjyqtarët i bënë Oleksandr Usykut një “dhuratë për Krishtlindje” kur i dhanë atij fitoren të shtunën mbrëma në Riad të Arabisë Saudite. Tre gjyqtarëat e vlerësuan luftën 116:112 në favor të Usykut. Lufta ishte e vlefshme për titujt WBC, WBA, IBF dhe IBO dhe Usyk i mbajti të gjithë titujt.

Rezultati ishte më bindës kësaj radhe, sipas gjyqtarëve, sesa në luftën e parë mes tyre në maj. Në luftën e parë Usyk kishte fituar 2:1 me vlerësim të gjyqtarëve.

“Unë mendoj se e kam fituar meçin. Mendoj se i kam fituar të dy përballjet, por po shkoj në shtëpi me dy humbje në bilancin tim. Nuk mund të bëjë asgjë, pos të luftojë me gjithë zemër. Unë do të besoj deri sa të vdes se e kam fituar luftën. Isha agresiv, po diktoja ritmin, po jepja goditje në trup dhe kokë. Frank Warren (promotori i tij) më kishte tri-katër raunde para. Shumë njerëz vlerësuan se isha dy raunde para. Por, s’mund ta ndryshoj vendimin. Kur nuk fiton me nokaut ndodh kjo”, tha Fury, transmeton “The Guardian”.

I pyetur nga një gazetar ukrainas, nëse pajtohet se Usyk ishte i inspiruar nga shpirti luftarak i vendit të tij të përfshirë nga lufta, Fury tha: “S’pash ndonjë shpirt. Më është dukur si atmosferë e Krishtlindjes dhe mendoj se mori dhuratë për Krishtlindje nga gjyqtarët”.

TË FUNDIT

ISHP me detaje: Një person ka vdekur nga SIDA dhe 554 persona jetojnë me HIV në vend

Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

Trump zbulon një plan financimi 500 miliardë dollarë për inteligjencën artificiale

Rritet numri i shitjeve të veturave të reja në BE

Netflix rrit çmimet: Ja sa do të paguani tani për të parë serialet tuaja të preferuara

E la rrogen 8.500 franga në shtetin zviceran për Kosovën por fundi i doli që nuk e priste

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË