Gjysma e burgjeve në Maqedoninë e Veriut s’kanë personel mjekësor e as psikiatër

Picture of Ina Online
Ina Online

11/06/2025

Para deputetëve në Kuvend, Avokati i Popullit Naser Ziberi prezantoi raportin vjetor të punës për vitin 2024, për shkallën e respektimit, avancimit dhe mbrojtjes të të drejtave të njeriut. Avokati i Popullit ka shqyrtuar gjithsej 3148 ankesa. Ashtu si çdo vit, vërejtje të shumta kishte për të burgosurit dhe kushteve në burgje. Sistemi i burgjeve edhe më tej nuk është përmirësuar tha Ziberi. Në shumë burgje ka mbipopullim, nuk ka mbështetje shëndetësore, mungon higjiena, ndërsa nuk realizohet me sukses as procesi i arsimimit dhe risocializimit.

“Këtu do të doja të potencoj se përskaj kushteve të këqija të vendosjes, të burgosurit veçanërisht ankohen për mungesë të mbrojtjes shëndetësore. Gjysma e burgjeve nuk kanë mjek dhe personel tjetër mjekësor, e as psikiatër. Ndërsa në burgje vendosen persona përdorues të drogës të cilët shfrytëzojnë terapi me metadon e të cilën, burgu nuk është në mundësi ta sigurojë”, tha Naser Ziberi – Avokat i Popullit.

Ankesa të shumta nga qytetarët ka pasur edhe gjatë procedurave të punësimit, për të drejtat nga marrëdhënia e punës në administratën publike, ngritje e pabazë e procedurave disiplinore, por edhe për shkarkim të pabazë nga postet.

“Konsideroj se institucionet kompetente, në afat sa më të shkurtër me një ligj të përshtatshëm, patjetër duhet ta përmbushin zbrazëtirën juridike e cila u krijua pasi gjykata shfuqizoi dispozita nga disa ligje dhe akte ligjore që kanë të bëjnë për punësimet e pjesëtarëve të bashkësive jo shumicë në sektorin publik. Në një sistem ku ndër vlerat themelore të rendit kushtetues është principi për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nuk guxon të ketë zbrazëtirë për të njëjtat”, shtoi Naser Ziberi – Avokat i Popullit.

Mes tjerash, një pjesë e madhe e ankesave kanë qenë edhe për fatura jo reale për shërbimet e energjisë elektrike. Sipas ankesave, faturat kanë qenë me shuma paushalle për shkak mos leximit të matësve çdo muaj. Shkelje të shumta gjithashtu janë regjistruar edhe për dhënien e dokumenteve të identifikimit, veçanërisht pasaportave. Problemet më të mëdha ishin shkaktuar kur qytetarët duhej t’i ndërronin dokumentet për shkak të emrit të ri të shtetit. (Alsat.mk)

TË FUNDIT

Trump në Dhomën e Situatave ndërsa të gjitha sytë janë te ajo që SHBA do të bëjë më pas

Irani sulmoi bazën amerikane!

Kuotat për shqiptarët u manipuluan, dhjetëra maqedonas u bënë shqiptarë

Premtime dhe vetëm premtime nga BDI, por asnjë i mbajtur

Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, Shasivari: Me ligj avancohet përfaqësimi etnik nëpër institucione

Presidentja Osmani: Në Kosovë prodhohen edhe anije, vetura luksoze – krenari “Made in Kosova”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË