Gjysma e popullsisë së botës nuk ka qasje në të dhënat për cilësinë e ajrit

0

Rreth 51 % e vendeve në të gjithë botën nuk nxjerrin të dhëna në dispozicion të publikut për cilësinë e ajrit, tregoi studimi i ri ”OpenAQ” me qendër në Uashington.

Raporti zbuloi se vendet ku jetojnë 1,4 miliardë njerëz nuk nxjerrin të dhëna të disponueshme për cilësinë e ajrit, ndërsa vendet ku jetojnë 4,2 miliardë nuk ndajnë në mënyrë transparente të dhëna për cilësinë e ajrit.

Raporti ekzaminoi 212 vende për transparencën dhe publikimin e të dhënave për cilësinë e ajrit dhe zbuloi se vetëm 103 vende nxjerrin të dhëna për çdo ndotës kryesor.

Mbi gjysma e popullsisë së botës nuk ka qasje në të dhënat zyrtare të qeverisë për cilësinë e ajrit edhe pse 9 në 10 persona marrin frymë në ajër që përmban nivele të larta të ndotjes, bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

OBSH-ja përcakton ndotjen e ajrit si rrezikun më të madh mjedisor për shëndetin.

Studimi është kryer me mbështetjen e shkencëtarëve të NASA-s, të cilët përdorin sistemin OpenAQ duke kombinuar të dhënat satelitore të NASA-s për ndotjen e ajrit.

Pakistani, Nigeria, Etiopia, Republika Demokratike e Kongos, Tanzania, Kenia, Uganda, Algjeria, Sudani, Iraku, Afganistani, Uzbekistani dhe Angola janë 13 vendet më të populluara që barazojnë me një popullsi totale prej 1 miliard njerëz në të cilat duket se nuk ka dëshmi të një programi qeveritar të nivelit kombëtar publik për monitorimin afatgjatë të cilësisë së ajrit.

Të paktën 30 qeveri gjenerojnë të dhëna në kohë reale, por ende nuk i ndajnë ato në një mënyrë plotësisht të hapur, thuhet në raport.

Bërja e këtyre të dhënave ekzistuese më të hapura do të reflektonte në 4.4 miliardë njerëz, në vende si Kina, India, Rusia, Brazili, Filipinet, Japonia, Turqia, Rusia, Egjipti, Irani, Tajlanda, Afrika e Jugut dhe Vietnami, tregon hulumtimi.

“Ky boshllëk informacioni parandalon njerëzit që të kërkojnë veprime nga qeveritë e tyre për të trajtuar rrezikun më të madh mjedisor për shëndetin dhe ndryshimin e sjelljes së tyre”, thuhet në raport.