Gjysma e Tërnocit dhe fshatrat e Malësisë pa rrymë, e pasigurt kur rikthehet energjia

0

Ka 6 orë që gjysma e Tërnocit dhe disa fshatra të Malësisë së Bujanocit kanë mbetur pa energji elektrike, raporton FOLonline.

Në ekipin kujdestar të Elektrodistribucionit, mediumit tonë i kanë thënë se deri tek prishja e rrjetit ka ardhur si pasojë e reshjeve të fundit dhe përmbytjeve.

Në këtë ndërmarrje nuk ishin në gjendje të tregojnë se kur mund të rikthehet energjia, përveç se ekipet kujdestare janë në terren dhe po punohet për eliminimin e difekteve./Folonline.net