Gjysmë-vjetori i dytë fillon më 23 janar

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

10/01/2023

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të kthehen në bankat shkollore në 23 janar e jo më 18 siç ishte paraparë më herët. Në një njoftim Qeveria ka theksuar se është miratuar kërkesa e Ministrisë së Arsimit për shtyrje me qëllim të kursimit të ngrohjes dhe për mbrojtje të shëndetit të nxënësve. Ndërkohë shpërndarja e librave në arsimin fillor, posaçërisht për nxënësit që tashmë janë pjesë e konceptit të ri mësimor do të vazhdojë sërish nga e mërkura. Shpërndarja do duhet të bëhet brenda një jave sa dhe ka mbetur deri në përfundimin e pushimit dimëror. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha për Alsat se vonesa mund të shkaktohen vetëm në rast të problemeve teknike.

“Vetëm për arsye të lëndëve që ishin në procedurë në këshillin nacional, një lëndë në klasën e parë, dy lëndë në klasën e dytë, këto të klasës së dytë janë kompletuar, në të gjithë gjuhët do të shpërndahet materiali dhe në klasën e pestë për lëndën e gjuhës maqedonase. Gjithë të tjerat janë shpërndarë dhe rrumbullakohet e gjitha si problematikë përveç vendimit që pritet për tekstin shoqëri për klasën e parë ndërsa të tjerat kanë kaluar edhe rregullimin teknik, edhe rregullimin grafik edhe printimin, por pritet mësimdhënësit të kthehen në shkolla që të shpërndahen këto tekste”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Në shumë shkolla fillore të vendit gjysmëvjetori i parë i procesit mësimor u përmbyll me mungesë librash.

“Librat e klasës së parë i kemi marr duke filluar prej gjuhë shqipe, mate¬matikë dhe shkencë. Nuk janë sërish komplet. Cilat mungojnë? Mungon shoqëria”, u shpreh Muzafere Shabani, mësimdhënëse.

Përveç mungesës së librave, nxënësit u përballën edhe me gabime të shumta në tekstet shkollore, sidomos në ato që janë pjesë e konceptit të ri mësimor./Alsat

TË FUNDIT
2 orë
Joseph analizon aksidentin me helikopter në Iran: Presidenti Raisi ka vdekur, do ta fajësojnë Izraelin
3 orë
Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit
3 orë
Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!
3 orë
Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter
6 orë
Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin

ME TE LEXUARA

15 orë
Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit
8 orë
Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron
14 orë
Veseli: 55 biznesmenë turq të interesuar për investime në Maqedoni, së shpejti në vizitë
8 orë
Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO
1 ditë
VIDEO/ Usyk kampion i padiskutueshëm, fiton ndeshjen e madhe ndaj Furyt
14 orë
Hiseni zgjidhet zëdhënës i LD-së, Mexhiti autorizohet për bisedimet për qeverinë e re
8 orë
Taravari: Po vjen koha e profesionistëve! Po vjen koha që të respektohet aftësia e secilit!
16 orë
“Bolton News”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira dhe miqësore me buxhetin

LEXO MË SHUMË

Edward Joseph Zhozef  Eduard

Joseph analizon aksidentin me helikopter në Iran: Presidenti Raisi ka vdekur, do ta fajësojnë Izraelin

stefan andonovski

Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit

elizabet liz alen allen

Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!

ebrahim raisi

Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter

izet mexhiti

Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin

arben taravari

Taravari: Po vjen koha e profesionistëve! Po vjen koha që të respektohet aftësia e secilit!

qeveria

Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO

mickoski

Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron

Hovenier

Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm

INFO

NA NDIQ