Gjysmëvjetori po mbaron, libra ende nuk ka!

Edhe pse gjysmëvjetori i parë i këtij viti shkollorë po përfundon, nxënësit e shkollave vazhdojnë të përballen me mungesën e librave shkollor.

Situatë e njëjte është pothuajse në të gjitha shkollat e vendit.

Drejtoresha e SH.F” Hristo Uzunov”, Marina Gjorgoska, tha se po hasin në vështirësi të mëdha sa u takon materialeve shkollore, madje edhe ata libra që i kanë u mungojnë pjesë të teksteve.

“Nuk kemi libra të mjaftueshëm për nxënësit në këtë periudhë. Vetëm javën e kaluar arritën librat në gjuhën maqedonase dhe matematikë vetëm për klasën e katërt. Për klasën e parë, dytë, tretë dhe pestë dhe lëndët tjera të klasës së katërt ende nuk kemi marr libra. Mësuesit mundohen vetë, kopjojnë libra dhe mundohen tu kryejnë detyrimet që i kanë ndaj nxënësve”, deklaroi Marina Gjorgoska-drejtoresh e sh.f. “Hristo Uzunov” Ohër .

Situata e njëjte është edhe në shkollat tjera të Ohrit tha Kirill Pecakov kryetar i Komunës së Ohrit, i cili fajin e drejton drejt LSDM-së.

“Jo, jo nuk ka, situate është ashtu siç është dhe është fotografi e asaj që LSDM-ja dhe kjo qeveri po e udhëheqin arsimin tanimë prej pesë vitesh radhazi”, tha Kirill Pecakov -kryetar i komunës së Ohrit.

Ditë më parë Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka informuar se dorëzimi i teksteve shkollore për klasat e parë, të dytë, të katërta dhe të pestë në arsimin fillor bëhet në përputhje me dinamikën e përcaktuar.