Global Banking & Finance e shpërbleu UNIQA Maqedoni me çmimin fitues për vitin 2022 – “Brendi më i mirë i sigurimeve në Maqedoni”

Iliria News Agency
Iliria News Agency

13/01/2023

Me këtë mirënjohje, UNIQA edhe një herë e ka konfirmuar pozitën e saj si brendi më i mirë i pranishëm në tregun maqedonas të sigurimeve.

Për këtë mirënjohje prestigjioze, Global Banking & Finance, bazohet në disa kritere, duke përfshirë besimin e klientit, cilësinë e shërbimit të ofruar, spikatjen në industri, inovacione dhe zhvillim të produkteve, përgjegjësinë sociale, avantazhin strategjik në raport me konkurrencën dhe vlerën e primit të shkruar.

“Ky çmim mbarëbotëror dhe titulli ndërkombëtar në botë është një nder i vërtetë për Kompaninë tonë të Sigurimeve dhe dëshmi e menaxhimit të mirë, modelit të shëndetshëm të biznesit, besimit të klientit dhe angazhimit të ekipit. I jam mirënjohës klientëve tanë dhe të gjithë kolegëve të mi. Pa ata nuk do të ishte i mundur asnjë çmim”, tha drejtori Driton Azizi.

Me këtë njohje ndërkombëtare nga Global Banking & Finance – vërtetohet se UNIQA Maqedoni i ndjek standardet evropiane të sigurimeve.

UNIQA Maqedoni është pjesë e grupit austriak të sigurimeve UNIQA (UNIQA INSURANCE GROUP), i cili është i pranishëm në Evropë me 40 kompani sigurimesh në 18 vende.
UNIQA në Maqedoni përfaqësohet nga dy kompani të sigurimeve – “UNIQA SHA Shkup” në segmentin e sigurimeve jo-jetë dhe “UNIQA LAJF SHA Shkup” në segmentin e sigurimit të jetës, ku të dyja kompanitë janë ndër institucionet lider të sigurimeve në tregun maqedonas të sigurimeve.

GLOBAL BANKING & FINANCE AWARDS® – 2022 – Award Winners

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stand up comed

Një Stand Up Comedy e veçantë në Kumanovë (Foto)

SKANDAL

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

SHOLZ

Jonuzi: Pas Albin Kurtit edhe Scholz përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë!

19.041

Nikolloski në takime në FMN – Politikat e e qëndrueshme ekonomike nxisin përshpejtimin e rritjes ekonomike

Drashkoviq-696x383

Drashkoviq: Me gënjeshtra, shteti serb nxiti urrejtje dhe histeri anti-shqiptare

stevo pendarovski

Pendarovski: Oferta e Mickoskit për koalicion është shenjë dobësie

gashi

Gashi: Jemi në proces për ta bërë ndryshimin historik në Maqedoninë e Veriut

MEXHITI

Izet Mexhiti nga Berlini: Mërgata mposhti Jugosllavinë, andaj do ta mposhtë edhe BDI-në

vlen berlin

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

INFO

NA NDIQ