Godet komandant Panteri

0

BASHKIMI KOMBËTAR-ALTERNATIVA MË E MIRË PËR .SHQIPETARET .

Shkruan Hamdi Ndrecaj-PANTERI

Bashkimi kombëtar është një aspiratë shekullore e të gjithë shqiptarëve, kudo që ata jetojnë në botë , Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe I trevave tjera shqiptare (Ilirida, Kosova Lindore, viset shqiptare nën Malin e Zi, Çamëria martire) nuk ka të bëjë me krijimin e shtetit kombëtar shqiptar, dhe jo për Shqipërinë e Madhe. Ai në të vërtetë është zgjidhja e vetme për tejkalimin e këtij koncepti politik duke mundësuar transformimin në një shoqëri të hapur dhe të integruar, e përqendruar në progresin përtej konfirmimit të vetë. Kjo do të thotë të mos jesh më i burgosur në historinë e saj, por të hapësh zemrat dhe mendjet për t’u integruar me fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor në kontekstin europian. Fundja bashkimi kombëtar është e drejtë legjitime e shqiptarëve për ta realizuar.Për t’i ikur konfuzionit të mundshëm, për të reduktuar paparashikueshmërinë dhe armiqësitë, për të qenë një faktor i natyrshëm , i fortë, me rol konstruktiv gjeopolitik dhe autonom në kultivimin e kulturës dhe identitetit si të drejta të panegociueshme elitat politike shqiptare (në Kosovë, Shqipëri, Luginë, Iliridë etj) duhet të mendojnë seriozisht, intelektualisht, politikisht, ekonomikisht për një shtet të përbashkët me Shqipërinë. Kjo do të na mundësojë që të merremi me çështje të ngutshme të pabarazisë dhe radikalizmit, duke krijuar institucione demokratike, rritje ekonomike. Shkurtimisht, kjo do të na sjellë në pozitë për të nxitur të ardhmen që ka kuptim për të gjithë, për ne, por edhe për fqinjët tanë. Kjo do të bëjë të mundur që shqiptarët të jenë forcë pozitive e stabilitetit në rajon dhe me anë të kësaj të bëjnë të mundur që Ballkani Perëndimor të largohet nga kurthi i politikës së identitetit dhe të punojë së bashku për të qenë forcë pozitive në bashkësinë globale.
Bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë në një subjekt do të jetë zgjidhja e kësaj marrëdhënieje gjatë krijimit të kontekstit të ri politik në Ballkanin Perëndimor, i cili do t’iu mundësojë të dy vendeve të kalojnë në diçka që kurrë nuk kanë qenë dhe që janë miq dhe partnerë me vlerë të përbashkët të ndërtimit të ndërlidhur, demokratik dhe të begatë te shoqërisë në rajon. Bashkimi kombëtar është rasti për paqen, begatinë dhe të ardhmen më të mirë për të gjithë shqiptarët. Është rasti për demokracinë, jo e fiksuar dhe e paracaktuar, por që të bëhet, e guximshme dhe e re dhe ende e lashtë sa ëndrra e shoqërisë së lavdishme. Në fakt dy shtete sovrane, të pavarura, kanë të drejtë të vendosin vetë se me kë bëjnë bashkime. Kjo është e drejtë e garantuar me të gjitha kartat e OKB-së dhe të tjerat. Përndryshe nuk do bashkoheshin as Gjermanitë dhe ai – bashkimi – nuk do të ishte merita historike e liderit gjerman. Është diçka e natyrshme, kur një popull i ndarë në formacione të ndryshme politike do të bashkojë fuqitë. Këtë bashkim para gjithë tjerëve duhet ta duan shumicat shqiptare. Se vetëm kur do vetë, kur je i vendosur për diçka legjitime, i bind edhe tjerët, ndryshe jo,…Ferizaj .2017.