Godet me shkelma dhe grushte vëllanë, procedohet 49-vjeçari

Një shtetas 49 vjeç është proceduar penalisht, për shkak se ka dyshime se ai ka goditur me grusht dhe shkelma vëllanë. Policia ka dhënë njoftimin në lidhje me rastin.

“Më datë 30.12.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi M.K, vjeç 49, banues në Babrru, pasi në rrugën “Njazi Meka”, pranë urës së Babrroit, ka goditur me grushte e shkelma, vëllain, S.K, vjeç 47, i cili ka marr ndihmën mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 130/a i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.