Goditet grup kriminal shqiptaro-italian, sekuestrohen mbi 1 mln euro kokainë e kanabis

INA
INA

26/10/2023

Policia italiane ka goditur një grup kriminal shqiptaro-italian të trafikut të drogës, duke dhënë 15 masa arresti me burg. Ndërhyrjet e policisë janë kryer në Bari dhe Brindisi, ndërsa janë sekuestruar pasuri në vlerë rreth 1 milionë euro që i përkisnin pjesëtarëve të grupit.

Të dyshuarit akuzohen për trafikim të paligjshëm të substancave narkotike, prodhim, trafik dhe mbajtje të paligjshme të drogës, pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje. Mes të arrestuarve është edhe shqiptari 30-vjeçar, Klisman Curraj, i identifikuar nga mediat italiane.

Hetimet u kryen nëpërmjet përdorimit jo vetëm të veprimtarive të policisë gjyqësore si përgjimet telefonike, analiza e të dhënave telefonike, por edhe ekzaminimi i përmbajtjes së mesazheve të shkëmbyera në platformën e koduar “Sky Ecc”.

Pika e nisjes në hetimin e drejtuar nga Drejtoria Antimafia e Qarkut, ishte arrestimi i kryer në Francë më 26 tetor 2019, i një 47-vjeçari nga Torre Canne, Massimo Duca, i arrestuar me 75 kilogramë kokainë me destinacion Italinë dhe 865 mijë euro.

Sipas mediave italiane, rrjeti organizonte transportin kryesisht nga toka falë makinave të modifikuara siç ndodhi në episodin në Francë. Sakaq, në total, në operacion u sekuestruan 127 kilogramë kokainë dhe 142 kilogramë kanabis si dhe 1.3 milionë euro.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Gaza

G7: Nevojitet veprim urgjent për të minimizuar humbjet civile në Gaza

biden-trump

Biden: Nuk jam i sigurt nëse do të kandidoja përsërsi, nëse Trump nuk do të ishte në garë

Putin

Putin mbërrin në Emiratet e Bashkuara Arabe

Zelenski

Ambasadorja e Ukrainës tregon arsyet pse Zelensky nuk iu drejtua Kongresit amerikan

europa_flamujt

Samiti BE-Kinë përballet me pengesa të mëdha

grat me te fuqishme

Forbes publikon listën e femrave më të fuqishme në botë, kryeson Ursula von der Leyen

An Ukrainian national flag flag waves over the center of Kharkiv, Ukraine's second-largest city, Friday, Feb. 4, 2022. The situation in Kharkiv, just 40 kilometers (25 miles) from some of the tens of thousands of Russian troops massed at the border of Ukraine, feels particularly perilous. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Rusia gjatë natës ka lëshuar 48 drone mbi Ukrainë, rrëzohen 41

JIM townsend

Townsend: Nuk mendoj se do ketë shpërthim lufte në Ballkan

Benjamin Netanyahu

Netanjahu: Vetëm ushtria izraelite mund të çarmatosë Gazën

INFO

NA NDIQ