Goditet grupi kriminal që falsifikonte dokumente, arrestohen 6 persona nga Shqipëria dhe Kosova

Picture of INA
INA

06/02/2025

Policia e Shqipërisë ka finalizuar një operacion të suksesshëm, duke goditur një grup të strukturuar kriminal me shtetas nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët falsifikonin dokumente për t’i shitur.

Gjatë operacionit, janë arrestuar 6 persona dhe janë sekuestruar 15 dokumente të dyshuara, 7 telefona celularë dhe një motomjet.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit, thuhet se: “Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 35 vjeç, banues në Tiranë; K. G., 57 vjeç, banues në Prizren; dhe G. L., 28 vjeç, banues në Kaçanik. Gjithashtu, u ndaluan me iniciativë shtetasit K. D., 56 vjeç; L. B., 58 vjeç dhe E. D., 20 vjeçe, të tre banues në Tiranë.”

Hetimi ka zbuluar se grupi falsifikonte pasaporta dhe dokumente të tjera, për t’i shitur shtetasve që donin të kalonin kufirin ilegalisht, drejt shteteve që kërkojnë viza.

Dokumentet e sekuestruara përfshijnë: 3 pasaporta dhe 3 karta identiteti amerikane; 2 pasaporta, 2 karta identiteti dhe 1 leje drejtimi italiane; 1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi angleze; 1 leje drejtimi rumune; 1 kartë identiteti shqiptare.

Operacioni ka vijuar me hetime të tjera dhe sekuestro materialesh të tjera.

TË FUNDIT

Ish-ministri Kreshnik Bekteshi merret në bisedë informative për tragjedinë në Koçan?!

Rikthimi i saj nuk i gëzoi të gjithë! Ja sa ndjekës humbi Egli në vetëm 12 orë!

Mickoski: Dyshohet se kompania ka pasur licencë të falsifikuar (video)

Mickoski bisedoi me Rute: NATO mund të aktivizoj sistemin e menaxhimit të fatkeqësive

Ambasadorja Aggeler: Po më thyhet zemra, kam ofruar ndihmë dhe të gjitha burimet e Ambasadës Amerikane

Fetai: Koçani, Tetova, Besa Trans, Durmo Turs, sinonim i korrupsionit që po na vret

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË