Një shofer ka humbur jetën në një aksident trafiku në vendkalimin e pagesës në afërsi të Kumanovës, njofton MPB.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur herët në mëngjesin e sotëm rreth orës 03:27 në korsinë në drejtim nga Shkupi për Kumanovë. Automjeti është përplasur në një pjesë betoni të pikë së pagesës rrugore në Rramanli të Kumanovës, përcjell INA.
Shoferi ka ndërruar jetë në vend, ndërsa në intervenim kanë marrë pjesë edhe zjarrfikësit Kumanovë, të cilët e kanë prerë veturën për të nxjerrë të ndjerin. Automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, pasi që u përplas në beton u përfshi nga flakët. (INA)