Goditja e radhës për Putinin, forcat ukrainase ‘kapërcejnë lumin e rëndësishëm Dnipro’ ndërsa përgatiten të godasin thellë në territorin e pushtuar nga Rusia

Iliria News Agency
Iliria News Agency

25/04/2023

Trupat ukrainase kanë ngritur pozicione në bregun lindor të lumit Dnipro në rajonin jugor të Khersonit, thonë raportet.

Rajoni është pjesërisht i kontrolluar nga Rusia dhe kalimi i lumit mund të jetë i rëndësishëm në ofensivat e ardhshme, shkruan BBC.

BBC Ukraine thotë se burimet e saj ushtarake kanë raportuar një “lëvizje të caktuar nëpër Dnipro” pranë qytetit Kherson.

Ushtria e Ukrainës nuk e ka konfirmuar lëvizjen, ndërsa Rusia i ka mohuar raportimet.

Por nëse raportet se Ukraina ka siguruar një urë në bregun lindor janë të sakta, mund të jetë domethënëse për të ndihmuar Kievin që të largojë trupat ruse.

Një avancim ukrainas në zonë, në të ardhmen, madje mund të shkurtojë korridorin tokësor në gadishullin e Krimesë të Ukrainës, të aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Megjithatë, ekspertët ushtarakë thonë se çdo lëvizje e trupave ukrainase në zonën e urës – e cila përshkohet nga zona të përmbytura, kanale vaditëse dhe pengesa të tjera ujore – do të ishte një detyrë e vështirë.

Dhe përparimet e Ukrainës do të ndërlikoheshin më tej nga avantazhi i rëndësishëm i Rusisë në ajër.

Ushtria e Ukrainës ka folur publikisht për disa kohë për përgatitjet për një kundërofensivë të madhe, pa specifikuar se ku dhe kur mund të nisë një e tillë.

Deri më tani, i gjithë rajoni Kherson në bregun lindor të Dnipro ka qenë nën kontrollin rus, me lumin e gjerë që shërben si një pengesë natyrore.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

spitali - Gaza

Masakër në Gaza, forcat izraelite vrasin mbi 100 palestinezë që prisnin ndihmat humanitare

Biden

Biden: Pasoja të rënda për Ukrainën, nëse Kongresi nuk e miraton ndihmën

izrael tel aviv gaza

SHBA po e shqyrton mundësinë që të hedhë me avionë ndihma në Gazë

Sumayya Wushah voglushja palestineze

Vogëlushja 11-vjeçare sfidon sulmet izraelite, raporton për luftën nga Gaza e shkatërruar (VIDEO)

aeroport italiane franceze

Shtrenjtohen biletat e fluturimeve, ja sa do të shkojnë?

Makron Macron

Macron ia thotë në sy udhëheqësve evropianë: Rusia nuk duhet të fitojë!

rishi-sunak

Britani, kryeministri pezullon anëtarësimin e një deputeti në parti shkaku i deklaratës islamofobike

orban

Hungaria pritet të rafitikojë pranimin e Suedisë në NATO

rusia moska

Qeveria amerikane ka sanksionuar anëtarët e një grupi të lidhur me Rusinë për “operacione të destabilizimit” të dyshuar në Moldavi

INFO

NA NDIQ