Debutimi i Cristiano Ronaldos në Botërorin 2026 mund të bëhet më vonë nga sa pritet. Ylli portugez i futbollit u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parafundit të kualifikueseve ndaj Irlandës që Portugalia e humbi 2-0.
Arbitri Glenn Nyberg e ndëshkoi me karton të kuq direkte 40 vjecarin në minutën e 61 për goditje me brryl në një lojë pa top ndaj mbrojtësit O’Shea. Episodi u sinjalizua nga VAR dhe pasi e verifikoi Nyberg i tregoi kartonin e kuq Ronaldos që duartrokiti me ironi në drejtim të tifozëve teksa po dilte nga fusha e lojës.
Një moment ky që mund t’i kushtojë 40 vjecarit. Cristiano humbet tashmë ndeshjen e radhës së kualifikueseve me Armeninë që do të thotë se ai nuk do të jetë në fushë për të festuar kualifikimin e mundshëm direkt të Portugalisë në Kupën e Botës. Por sanksioni mund të jetë më shumë se 1 ndeshje pezullim.
Nëse arbitri Nyberg në raportin e tij do të përkufizojë veprimin e Ronaldos si sjellje të dhunshme, atëherë Ronaldo mund të ndëshkohet deri me 3 ndeshje pezullim, një dënim që duhet shlyer në ndeshje zyrtare.Problemi është se turneu i radhës është pikërisht Botërori i 2026. Një pjesë të sanksionit Cristiano Ronaldo do ta shlyejë në ndeshjen me Armeninë, por do t’i mbeteshin edhe dy ndeshje të tjera që do t’i përkisnin pikërisht Kupës së Botës me Ronaldon që do të mungonte në dy ndeshjet e para të Portugalisë nëse luzitanët do të kualifikohen
Çfarë thotë rregullorja për agresionet?
Neni 14 i rregullores së FIFA i përditësuae në 2023 thotë saktësisht se futbollistët ose zyrtarët do të dënohen me të paktën 3 ndeshje pezullim apo një periudhë kohe për agresion(ku përfshihen goditjet me bërryl, grushta, shkelma apo kafshime, pështyrja ose goditja) ndaj një kundërshtari apo ndonjë personi tjetër që nuk është një zyrtar ndeshjeje. Ky nen do të aplikohej për Cristiano Ronaldo, por mungon vendimi final dhe këtu gjithcka varet nga shkalla e ashpërsisë së sjelljes së Ronaldos dhe nga duart e Glenn Nyberg