Nedim Bajrami është shfaqur protagonist në ndeshjen miqësore që ekipi i tij, Sassuolo po luan kundër Monzës. Pjesa e parë e kësaj sfide është mbyllur me rezultatin 1-2 në favor të Sassuolos.
Ishte pikërisht Nedim Bajrami që e rikaloi në avantazh ekipin e tij në minutën e 38-të. Sassuolo shënoi që në minutën e 5-të me Lauriente, teksa 2 minuta më vonë Monza barazoi me Mari.
Por mesfushori i Kombëtares shqiptare u kujdes që të dërgonte ekipin e tij më të qetë drejt dhomave të zhveshjes. Një gol që motivon lojtarin në këto sfida miqësore, në prag të sezonin të ri futbollistik.