Gold AG kritikon ata që publikojnë ushqim në rrjete sociale gjatë Ramazanit

0

Reperi Gold AG është duke e agjeruaru muajin e shenjtë të Ramzanit.

Madje gjatë këtij muaji ka thënë se nuk do të merret me asnjë aktivitet që ka të bëjë me muzikën.

Goldi ka vendosur që gjatë këtij muaji t’i përkushtohet maksimalisht fesë, namazit, duave dhe agjërimit.

Mirëpo ajo çka po i pengon reperit është fakti se njerëzit që nuk po agjërojnë po qëndojnë aktiv me publikimin e ushqimit në rrjete sociale konkretisht në Instagram.

Sipas tij nuk është turp mos me agjëru por turp është kur mburresh me këtë.

”Nuk është marre mos me agjëruar, por është për keqardhje kohën që e kalon kot. Por me u mburrë që nuk je e me hëngër dhe me pi në Insagram është edhe ma marre dhe për keqardhje”, ishin fjalët që ai i ka publikuar së fundmi nëpërmjet një fotografie në Instastory.

Komentet

komentet