Gold AG kujton kohën e luftës: Na dërguan te Stacioni i Trenit në Dragodan, mendoja se do na vrisnin

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka qenë i ftuar së fundmi në një nga emisionit “Prive”. Ai ka rrëfyer pesë nga datat e tij më të rëndësishme të jetës, duke kujtuar kështu edhe datën e veçantë të vitit 4 prill të vitit 1999.

“Kanë ardhur dhe na kanë nxjerrë nga shtëpia dhe na kanë çuar te treni. Unë faktikisht kurrë nuk e kisha pas parë atë pjesën në Dragodan që ka trena, kështu që e pash edhe atë pjesë dhe mendosjah mos kanë për të na vrarë. E mbajsha mend prej xhirimeve tjera qysh i kanë vrarë edhe unë në atë moshë e kisha këtë mendim, isha në moshën 12 vjeçare dhe më pas na quan në Bllacë”, ka thënë reperi me prejardhje nga Presheva.

Më tej, ai ka rrëfyer se pas dy ditësh qëndrimi në Bllacë, familja e tij janë shpërngulur për në Strugë, ku kanë qëndruar deri në përfundim të luftës.

Duke kujtuar përjetimet dhe vuajtjet e asaj kohe, kjo është arsyeja që reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arianm Agushi, sot në repertorin e tij numëron një numër të madh këngësh, dedikuar heronjve të luftës.

Gold AG së fundmi prezantoi për fansat këngën e tij më të re me Adem Ramadanin të titulluar “Era Ramazan”, e cila u publikua në kuadër të muajit të shenjtë të myslimanëve.