Këngëtari dhe aktori i njohur Klajdi Musabelliu ka ngjallur entuziazëm mes fansave me një postim të ri në Instagram, duke konfirmuar vazhdimin e filmit “Golden Brothers 2”. Në foto, ai shfaqet bashkë me bashkëpunëtorë të tjerë në një ambient që ngjan me një set filmik, pranë një super-makine luksoze, duke dhënë sinjale të qarta se xhirimet tashmë kanë nisur.
Me mbishkrimin “Kur xhirohet një film”, Musabelliu ka zgjuar kureshtjen dhe ka rritur pritjet për një tjetër aventurë dinamike në ekranin shqiptar.
“Golden Brothers 2” pritet të sjellë adrenalinë, vëllazëri, humor dhe aksion — gjithçka që publiku ka pritur nga vazhdimi i sagës së parë. (INA)