Golf 8 u promovua për herë të parë në Maqedoni

0

Dje në sallonin e Volkswagen në “Porsche” është prezantuar për herë të parë gjenerata e tetë e makinës Golf.
Golf është koncepti më i suksesshëm botëror i makinave, duke e mbajtur filozofinë dhe konfiguracionin e njëjtë për së paku pesë dekada. Shkruarja e faqeve të reja nga tregimi për bestseller, tek ne filloi dje, ku u mbajt premiera e Golf 8 të digjitalizuar, plotësisht i lidhur dhe maksimalisht intiuitiv për përdorim.Golfi asnjëherë më parë nuk ka qenë aq progresiv. Digjitalizimi i tij i brendshëm mundëson dimension të ri të përdorimit të makinës.
Sistemet për ndihmë të shoferit funksionojnë me shpejtësi deri 210 km/h. Golf 8 është Volkswagen i parë që ka informacione për komunikacionin përmes Car2X, që mund të parashikojë rreziqet para se të afroheni.
Evoluimi i Golf ka filluar para 45 vjetëve në Volfsburg, ku gjatë viteve është dizajnuar dhe rafinuar që sot të prezantohet versioni i fundit, gjenerata e tetë e makinës më të suksesshme, që e definon dhe emëron klasin kompakt.