Goli i Ademit fatal për FC Shkupin, Dinamoja kalon në xhiron e tretë

Pjesa e parë kaloi në lojë të barabartë për të dyja skuadrat, të cilat kishin raste konkrete për të ndryshuar rezultatin. Mysafirët të parët tentuan të shënoni, por Shkupi mbron me sukses. Adetunxhi, dhe Abdulla kishin rastet më të mira për Shkupin për të ndryshuar rezultatin, mirëpo tentimet e tyre shkuan vetëm skaj portës.

Në fillim të pjesës së dytë, në aksionin e parë, Dinamoja kalon në epërsi falë golit të shënuar nga Arian Ademi, i cili u gjet i pambuluar nga mbrojtja e FC Shkupit, e cila ishte në nivel të detyrës në pjesën e parë.

Mysafirët shënuan edhe golin e dytë pas disa minutash, por u anulua për shkak të pozitës jashtë loje të Luka Menalos.

Një kundërsulm i shpejtë në minutën e 66-të i FC Shkupit, ngriti publikun në këmbë, por tentimi me kokë i Adem Ali, u ndal nga portieri mysafirë Livakoviç.

Në vazhdim skuadra mysafire arriti që të kontrollojë mesfushën dhe nuk lejoi që Shkupi të dominojë topin, duke izoluar në tërësi Alvarezin.

Përpos ndërrimeve të kryera, deri në fund të ndeshjes nuk kishte ndryshim të rezultatit, me çka Dinamo vazhdon në turin e tretë, ndërsa FC Shkupi kalon në turin e tretë të Ligës Evropa, ku e pret Shamrok Rovers. Kjo e fundit mundi Ludogoretsin me 1-0 në ndeshjen kthyese, por e pa mjaftueshme për të anuluar 3 golat nga sfida e parë në Bullgari.