Google në hapat e Apple dhe iPhone me Pixel 10

Picture of INA
INA

20/06/2024

Dizajnimi dhe prodhimi i mikroçipeve nuk është një proces perfekt. Për të shndërruar një vafer silikoni në një çip të fuqishëm që i gjejmë në kompjuterët dhe smartfonët tanë, duhet aplikuar disa procese optike dhe kimike dhe në fund një pjesë e tyre përfundojnë me defekte duke bërë të pamundur përdorimin.

Një element dallues mes prodhuesve më të mirë të çipeve (quajtur fabrika) dhe pjesës tjetër është numri i pllakave funksionale të çipeve që mund të përdoren nga një vafer i vetëm.

Aktualisht mbreti i salikonit është TSMC dhe sapo arriti ti marrë Samsung një klient të rëndësishëm siç është Google. Lajmi u bë publik nga Business Korea ku raportoi se Samsung është duke pasur probleme me procesin 3-nanometër të prodhimit të çipeve për shkak të numrit të vogël të çipeve funksionale për vafer.

Çipet Tensor të Google janë prodhuar gjer më sot nga Samsung dhe një prej problemeve më të mëdha të tyre ishte nxehtësia, një fenomen i vënë re edhe me çipet Exynos të vetë Samsung. Për shkak të këtyre problemeve, Google ka vendosur të zëvendësojë Samsung me TSMC për çipet e saj të ardhshme 3-nanometër.

Është një lajm i mirë për fansat e telefonët Pixel sepse çipit Tensor G5 në Pixel 10 mund të operojë në temperatura më të ulët dhe të konsumojë më pak bateri sesa paraardhësit. Sakaq Tensor G4 që do të vijë këtë vit me modelet Pixel 9 do të vijojë të prodhohet nga Samsung.

Ky i fundit ishte i pari që prodhoi çipet 3-nanometër në 2022, por që atëherë ka humbur terren përballë TSMC, që është prodhuesi më i madh në botë i çipeve dhe kontrollon 60 përqind të tregut.

Problemet me të cilat po përballet Samsung me fabrikat e saj të prodhimit të çipeve, sipas raportimeve e kanë detyruar të anulojë çipin Exynos 2500 dhe të përdorë çipin Snapdragon 8 Gen 4 të Qualcomm që prodhohet nga TSMC për flagshipët e ardhshëm Galaxy S25. Edhe Samsung preferon TSMC përpara fabrikave të saj. /PCWorld Albanian

TË FUNDIT
4 ditë
Facebooku e Instagrami ia heqin kufizimet Donald Trumpit
7 ditë
“Nuk kanë turp!" Trump për Zuckerberg: Nëse bëhem president, do ta dërgoj në burg për një kohë të gjatë
1 javë
“ChatGPT” vjen në një pjesë të automjeteve të gjigantit gjerman
1 javë
Paralajmërojnë ekspertët: Rritja e temperaturave mund të ndikojë në Wi-Fi-në tuaj
1 javë
Whatsappi do t’ua mundësojë të flisni me njerëz në gjuhë të huaja

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Facebooku e Instagrami ia heqin kufizimet Donald Trumpit

auto_donald-trump-oval-office1550229304

“Nuk kanë turp!” Trump për Zuckerberg: Nëse bëhem president, do ta dërgoj në burg për një kohë të gjatë

chat-gpt

“ChatGPT” vjen në një pjesë të automjeteve të gjigantit gjerman

wi-fi ruter

Paralajmërojnë ekspertët: Rritja e temperaturave mund të ndikojë në Wi-Fi-në tuaj

whatsapp-1100x620-1-600x360-1

Whatsappi do t’ua mundësojë të flisni me njerëz në gjuhë të huaja

tik tok

A do të ndalohet përfundimisht përdorimi i TikTok-ut në Kosovë?

meta-logo-1

Brazili kërkon nga Meta të pushojë së shfrytëzuari të dhënat e përdoruesve për të trajnuar modelet e tij gjeneruese të AI

Apple-1

Apple miraton Epic Game Store për BE-në

Apple-1

Komisioni Europian akuzon Apple se ka shkelur rregullat teknologjike të unionit

INFO

NA NDIQ