Goranët nga Serbia dhe BE-ja kërkojnë statusin e distriktit për Gorën

0

Iniciativa Qytetare e goranëve ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë dhe nga përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini që për komunën e Gorës (Dragashi) në Kosovë të garantohet statusi i distriktit, transmeton Koha.net.

Udhëheqja e kësaj iniciative, siç njofton agjencia serbe e lajmeve Beta, ka vlerësuar se për “goranët, si një bashkësi etnike specifike, është me shumë rëndësi ruajtja e identitetit të vet dhe që përmes statusit të distriktit të zhvillohet ekonomia, sidomos bagëtia, bujqësia dhe turizmi.

“Në zgjidhjen e statusit final dhe të përhershëm të Kosovës më e rëndësishmja është që të merren para sysh për interesat e të gjitha bashkësive etnike dhe që të garantohet paqja përhershme dhe jetesa e përbashkët. Statusi i distriktit për komunën e Gorës është garanci e stabilitetit dhe respektim i dallimeve nga BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare që janë më përgjegjëset për zgjidhjen e statusit të Kosovës”, përcjell beta këtë kumtesën nga kjo Iniciativë, transmeton Koha.net.

Komentet

komentet