Gordana Popsimonova: BDI-ja është një çakëll shumë i madh…

0

Analistja maqedonase Gordana Popsimonova në një shkrim të saj të fundit për të përditshmën “Nezavisen”, ka adresuar kritika të ashpra në adresë të Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Popsimonova thotë se ajo nuk beson se në BDI pas koalicionimit vëllazëror me VMRO-DPMNE-në 9 vite ka mbetur e pastër dhe nuk ka rënë pre e qeversisjes së njohur si “gruevizmi”. E më së paku shqiptarët e Maqedonisë të cilët duke e shikuar atë që ju prezantohet si mbrojtës, kurse në esencë është thellë e korruptuar, kurse në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale masovikisht u ndanë për opsionin “Jetë për të gjithë”, të udhëhequr nga Zoran Zaev.

Në vazhdim ua publikojmë shkrimin e saj të plotë, pa ndërhyrje:

“Kriminaliteti nuk ka dhe nuk guxon të ketë ngjyrë nacionale. Ajo që deri tani po e shikoj në kronikat gjyqësore, si akuza nga PSP-ja të cilat dalin nga “bombat” ose si aktivitete hetimore nga Prokuroria Themelore Publike për ngjarjet e 27 Prillit, kanë shenjë etnike. Ndoshta përjashtimi i vetëm, që vetëm e vërteton rregullin, është një lëndë e PSP-së, e prezantuar në pakon e fundit të fazave hetimore nga Fatime Fetai, me emrin e koduar “Liderët”.

Ku të akuzuar janë investitorë të objektit të ndërtuar pa leje në afërsi të një ambasade të huaj në Shkup, për të cilën, me sa kam ndëgjuar nga bisedat e përgjuara, ish kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryetari aktual i BDI-së, dakordohen për rrënimin e saj.

Mënjëherë ta vë dilemën kryesore: A duhet Bashkimi Demokratik për Integrim, e cila 15 vitet e fundit, 13 në Qeveri, duhet të jetë e amnistuar nga kriminaliteti?

Nga ajo që u prezantua nga Zaev, si dhe nga ajo që PSP-ja i formoi si padi, po shihet se duhet. Askush i gjallë nuk beson se në BDI pas koalicionimit vëllazëror me VMRO-DPMNE-në 9 vite ka mbetur e pastër dhe nuk ka rënë pre e qeversisjes së njohur si “gruevizmi”. E më së paku shqiptarët e Maqedonisë të cilët duke e shikuar atë që ju prezantohet si mbrojtës, kurse në esencë është thellë e korruptuar, kurse në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale masovikisht u ndanë për opsionin “Jetë për të gjithë”, të udhëhequr nga Zoran Zaev.

Të kuptohemi, nëse para një viti ose dy, në rrugë dolëm edhe Maqedonas edhe Shqiptarë edhe Romë, Turq, Serb dhe Boshnjak që të protestojmë kundër qeverisë autoritare, askush nga ne nuk kishte dilema se kjo është e krijuar nga dy partitë dominante VMRO-DPMNE dhe BDI. Askush nga ne, për termin “Gruevizëm” si mënyrë jo-demokratike qeverisëse, nuk e ka amnistuar Ahmetin dhe ekipin e tijë. Këto ishin pjesë e një trupi të tërë që pa mëshirë e plaçkitën shtetin e vet.

Dhe askush nuk më thotë se për shkak të fuqisë në Parlament, BDI ende duhet të trajtohet si kafshë e rrallë.

Si dhe sensibiliteti shpërthyes i opinionin e lindur si reagim kundër Gruevskit dhe familjes, kurse tani e orientuar kundër LSDM-së dhe eshaloneve qeverisëse, duhet patejtër të anashkalojnë BDI. Dhe se BDI-ja edhe më tej do të veproj me shantazhe për vendet e larta funksionare dhe për punësimin e kuadrit partiak nëpërmjet Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit. Gjithashtu se BDI-ja ende do të vazhdoj që të sillet si sportel për marrëveshje korruptive, kryesishtë të drejtuara kundër shqiptarëve.

Megjithate pres që ky tekst të keqpërdoret nga kurirët dhe të ngjashëm me këto, për shkak të imazhit tim, nderit dhe dinjitetit më duhet të theksoj se drejtësia selektive është padrejtësi. Më tej nuk kam asnjë dhembshuri për kriminalitetin e VMRO-DPMNE-së, e më së paku për huliganët të cilët më 27 Prill në mënyrë të organizuar i sulmuan deputetët në Parlament.Por në mënyrë të ngjajshme, nuk kuptoj as për politikat kalkulative që kryja e dytë e “gruevizmot” quani si “ahmetizëm” të amnistohet nga bashkëpunimi.

Është shumë e qartë për mua se Maqedonia hyn në një periudhë jashtëzakonisht delikate ku duhet që të zgjidhë çështjet kyçe për të ardhmen e saj. Procesi euro-integrativ është i lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit, kurse ky proces është i lidhur ngusht me një sërë koncesione të brendshme, të tilla si për shembull, Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, ose sigurimi i mbështetjes së deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët e bojkotojnë Parlamentin. Nga ana tjetër, shikoj që kryeministri Zaev, nga angazhimet e tij diplomatike, dëshiron që ta përmirëson imazhin ndërkombëtar të Maqedonisë, e cila në vetvete, duke e pasur parasysh kompleksitetin e situatës së brendshme, duket sikur të ecësh nëpër fije teli.

Nuk jam aspak e sigurt se strategjija për vendosjen e “mbeturinave ndër qilim” ka një shans që të jetë efektive.BDI-ja është një çakëll shumë i madh për ta mbledhur atë nën qilimin e pikturës së re maqedonase. E cila deri më tani është vetëm një skicë, plan ose projekt për endrrat e dikujt të shprehura përmes thirrjes- Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi!”