Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se dje në ora 22:50, në zonën e Shuto Orizarit janë arrestuar A.A.(45), G.A.(23) dhe një i mitur, të gjithë nga Shkupi, ndërsa në orët e para të ditës së sotme, respektivisht rreth orës 01:00, në zonën e Çairit është arrestuar F.S.(38) nga fshati Studeniçan i Shkupit, pasi të gjithë dyshohen për grabitje.
“Katër personat dyshohet se dje (18.01.2023), në ora 21:20 në zonën e Shuto Orizarit kanë sulmuar fizikisht A.L.(24) nga Shkupi dhe i kanë marrë para dhe stoli personale. Ata u ndaluan në stacion të policisë, ku me ta u zhvillua bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim për veprën penale “grabitje” nga neni 237 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.