Grabiten rreth një milionë euro në një shtëpi në Shkup

0

Në periudhën prej orës 19:30 deri 21:45 dje në një shtëpi në Shkup nga ana e një personi të panjohur është kryer vjedhje e rëndë. Kryerësi me dhunë ka hyrë në shtëpi dhe në një nga dhomat ka marrë tre qese me 800 mijë euro, 60 mijë dollarë amerikan, 50 mijë franga zvicerane dhe një milionë denarë.

Rasti, siç ka njoftuar MPB dje në ora 22:10 në SPB Shkup e ka paraqitur Sh.I (58) nga Shkupi në pronësi të të cilit është shtëpia ku është kryer vjedhja.

Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. fab/