Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se ka kapur grabitësin e një xhamie në Manastir. Sipas policisë, autori i vjedhjes, 68 vjeçar është kapur në Resnjë.
“Me datë 03.03.2023 në ora 23:25 në Resnjë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Resnjë ia kanë hequr lirinë M.F.(68) nga Manastiri. Ai është kapur menjëherë pas kryerjes së veprës penale “vjedhje e rëndë” në një xhami në rrugën “Tashe Miloševski”, ku ka hyrë me përdorimin e forcës dhe mjetit të përshtatshëm dhe ka marrë para. Paratë iu gjetën dhe iu kthyen personit përgjegjës në xhami. Personi u ndalua në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kundër tij”, njoftoi MPB. (INA)