Grabiti vilën e Ronaldos por jo atë të Messit, “skifteri” shqiptar habit me arsyen që jep

Picture of ina-online
ina-online

07/11/2023

Në Spanjë, futbollistë të famshëm si Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Alvaro Morata e Karim Benzema kanë rënë pre e grabitësve, që kanë hyrë në rezidencat e tyre, teksa yjet e La Ligas ishin të angazhuar në fushën e lojës.

Në disa prej rasteve grabitësit kanë qenë shtetas shqiptarë, të cilët veprojnë në zonat luksoze të Marbella, Madrid, Valencia e Barcelonës.

Pikërisht njëri prej “skifterëve” shqiptarë më në zë, i cili njihet me nofkën “Alberto” është rrëfyer në një intervistë për gazetarin Carlos Quílez, në podcastin ‘Sumario Abierto’ të gazetës spanjolle El Español.

Fillimisht grabitësi shqiptar, i cili pretendon se kontrollon një rrjet prej 100 “skifterësh” ka rrëfyer grabitjet në shtëpitë e Benzema, Ronaldos dhe Johan Cruyff.

“Ne e grabitëm Benzemën në rastin kur ai nuk na kapi. Ne gjithashtu tentuam të vidhnim shtëpinë e Cristianos në Madeira, por plaçka nuk ishte joshëse”, tha Alberto.

Më pas ka treguar se në vitin 2012, hynë në shtëpinë e Cruyff, pa e ditur se ishte e tija dhe se dolën prej aty me vetëm 20.000 euro sende të vjedhura. Sapo u futën brenda, vunë re fotot e tij me Dennis Bergkamp dhe arritën të kuptonin se me kë kishin të bënin.

Më pas ai ka treguar sesi i është shmangur tundimit për të vjedhur shtëpinë e tetë herë fituesit të “Topit të Artë”, Lionel Messi.

Kreu i bandës së grabitësve nga Shqipëria dhe Kosova, i cili aktualisht është në arrati tha se shmangu “pleshtin” argjentinas nga lista e tij sepse kishte shumë respekt për të.

“Rreth një vit më parë të tjerë më ofruan (për ta vjedhur) shtëpinë e prindërve të tij, të familjes së Messit. Messi ishte në Paris në atë moment. Shkova për ta parë, sepse e njoh shumë mirë zonën. Nuk doja për shkak të respektit për Messin. Nuk e kam bërë pasi kam respekt ndaj tij. Pikë”.

Më tej, skifteri shqiptar ka zbuluar se ka parandaluar edhe të tjerë që ta grabisnin rezidencën e Messit.

“Kam ndaluar disa herë njerëzit që donin të grabisnin shtëpinë e Messit, njerëzit që më kërkonin mendim, por nuk mund t’i ndaloj të gjithë… Për aq sa kam mundur t’i ndaloj jam shumë krenar.”

TË FUNDIT
11 orë
Hajni zviceran ia vodhi çantën shtetasit të Maqedonisë, por nuk i gjeti 1 mijë eurot e fshehura në libër
12 orë
Sot nisin Lojërat Olimpike “Parisi 2024” me këto dy sporte
12 orë
Dy ekipe shqiptare dhe Thomas Strakosha zbresin në fushë, ndeshje interesante sonte në Conference League
12 orë
Sylvinho dhe stafi i tij e vazhdojnë kontratën me FSHF-në
13 orë
Arrestohet shqiptari i dyshuar për vrasje në Gjermani

ME TE LEXUARA

1 ditë
Ballkani luan sot ndaj Hamrun, në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës
1 ditë
“Lakmojmë luksin e mërgimtarëve, por jemi dembela”! Ekonomisti thotë se mërgata lë në RMV rreth një miliard euro
1 ditë
Chelsea merr 28 futbollistë në SHBA, ftohet edhe Armando Broja
13 orë
Mediat zvicerane shkruajnë për garat ilegale në Kosovë me vetura me targa të Zvicrës
13 orë
Arrestohet shqiptari i dyshuar për vrasje në Gjermani

LEXO MË SHUMË

vjedhje

Hajni zviceran ia vodhi çantën shtetasit të Maqedonisë, por nuk i gjeti 1 mijë eurot e fshehura në libër

paris 24

Sot nisin Lojërat Olimpike “Parisi 2024” me këto dy sporte

Strakosha

Dy ekipe shqiptare dhe Thomas Strakosha zbresin në fushë, ndeshje interesante sonte në Conference League

sylvinjo silvinjo

Sylvinho dhe stafi i tij e vazhdojnë kontratën me FSHF-në

Arrestim_Pranga-780x468-1

Arrestohet shqiptari i dyshuar për vrasje në Gjermani

Ferrari bugati

Mediat zvicerane shkruajnë për garat ilegale në Kosovë me vetura me targa të Zvicrës

Armando Broja

Chelsea merr 28 futbollistë në SHBA, ftohet edhe Armando Broja

mergimtar

“Lakmojmë luksin e mërgimtarëve, por jemi dembela”! Ekonomisti thotë se mërgata lë në RMV rreth një miliard euro

ballkani

Ballkani luan sot ndaj Hamrun, në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës

INFO

NA NDIQ