‘Vdekje për Christopher Hill’/ Në qendër të Beogradit, grafite kërcënuese ndaj ambasadorit të SHBA-së në Serbi

ina-online
ina-online

15/10/2023

Grafite kërcënuese janë shënuar në muret e ndërtesave në qendër të Beogradit, ku kërkohet vdekja e ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill.

Sipas mediave serbe, grafiti “Vdekje për Chripher Hillin” është shkruar në objektin që ndodhet në cep të Bulevardit despoti Stefan dhe Rrugës “Cetinjska”.

Ky nuk është rasti i vetëm i kërcënimeve që i drejtohen ambasadorit amerikan. Kujtojmë se, dy ditë më parë një person është ndaluar nga Beogradi për mesazhe kërcënimi ndaj ambasadorit Hill. I arrestuari, siç dyshohet, ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, ndër të tjera, “Koha për një goditje të re të Gavrilo Principit direkt në kokën e okupatorit Christopher Hill”.

Ndërsa, tre ditë më parë (12 tetor), ambasadori i SHBA në Serbi, Christopher Hill gjatë fjalës së tij në Konferencën e Sigurisë së Beogradit, tha se do të donte që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, por sipas tij problemi është më kompleks se kaq.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bora gjermani dimri

Gjermania paralizohet nga reshjet e dëborës, pezullohen qindra fluturime. Në Bavari u regjistrua sasia rekord prej vitit 1933

Leonard ademi

“Nuk e dinë se nënën ua kanë vra”, vëllai i Liridona Ademit tregon çfarë i thanë fëmijët pas krimit të rëndë në Prishtinë

arben taravari ziadin sela

Arben Taravari: ASH e fortë dhe unike, ka vite që lexojmë lajme për përçarje

bujar-osmani-kovacevski-ahmeti

Ky do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni ?! (FOTO)

tanja fajon

Fajon: Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme që vendi të ecë përpara

Naim Murseli

Naim Murseli hyn në gjykatë fshehurazi nga mediat, çka e pret porositësin e vrasjes së gruas

mjeke

Gjermania po ndryshon sistemin e pushimit mjekësor

Naim Murseli Liridon

Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt, dalin sot para gjykatës

dirk jan kop holand

Kop: Maqedonia luan rrezikshëm me të ardhmen

INFO

NA NDIQ