Granit Xhaka ka gati një festim interesant po i shënoi Serbisë, zbulohet prapaskena…

Futbollisti Granit Xhaka duket se ka përgatitur një tjetër festë fantastike nëse arrin që të shënojë kundër Serbisë në Botëror.
Trajneri Ismet Munishi ka zbuluar një prapaskenë teksa ishte i ftuar në emisionin “Dueli Botëror”.
“Granit Xhaka e ka përgatitë një festë të veçantë nëse shënon ndaj Serbisë.
Nuk mund ta zbuloj se çfarë, por do jetë diçka fantasike.
Do të ketë përmasat më të mëdha sesa festimi me shqiponjën në Rusi, nuk është penduar për atë që bëri më parë”, tha Munishi.