Granit Xhaka ka një fjalë për lojtarin Florian Wirtz

Picture of INA
INA

17/10/2025

Granit Xhaka, ish futbollist i Bayer Leverkusenit dhe një nga lojtarët që ka luajtur më afër Florian Wirtz-it gjatë viteve të fundit, ka dhënë një vlerësim të lartë për mesfushorin e ri gjerman, tashmë pjesë e Liverpool-it.

Në një intervistë të fundit, mesfushori i Sunderland-it e ka cilësuar Wirtz-in si një nga talentet më të mëdhenj që ka parë ndonjëherë në rolin e numrit 10.

“Mes Cole Palmer dhe Florian Wirtz, por unë do të thosha Florian Wirtz,” – tha Xhaka. “Kam pasur fatin të jem me të për tri vite dhe mund t’ju them se është i pabesueshëm, jo vetëm me topin, por edhe në punën që bën pa top. Nuk kam parë shumë numra 10 që luajnë në nivelin e tij, si me topin ashtu edhe pa të”.

Xhaka theksoi se Wirtz, pavarësisht moshës së re (20-21 vjeç), ka një mentalitet të jashtëzakonshëm pune:

“Është gjithmonë i përkushtuar, punon çdo ditë për t’u përmirësuar, para dhe pas stërvitjes, dhe zemërohet kur nuk fiton as një seancë stërvitore.

Ky është Florian Wirtz”.

Xhaka shtoi se edhe pse e vlerëson shumë Palmer-ine Chelsea-t, e di nga përvoja e drejtpërdrejtë se Wirtz ka potencialin për të shkëlqyer në Premier League:

“E njoh mirë dhe e di sa shumë mund t’i japë futbollit anglez.

Shpresoj vetëm që të mos luajë mirë kundër nesh, Sunderland-it,” – tha me humor Xhaka, – “por për pjesën tjetër të sezonit i uroj çdo të mirë, sepse e meriton vërtet.”.

TË FUNDIT

Big Brother rikthehet në Top Channel, por me një ‘fytyrë’ të re

E FUNDIT: Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!

VLEN finalizon listën: Ja ndryshimet ministrore dhe pozitat kyçe që pritet të ndërrohen

FOTO/Dafina Zeqiri surpizohet nga bashkëshorti, i dhuron makinë “Rolls Royce” me vlerë rreth gjysmë milioni euro

Zbulohet se kur do të nisë “Big Brother VIP Albania 5″

Ilas Veseli zgjidhet kryetar i ri i Këshillit Komunal të Sarajit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË