Granit Xhaka kërkon falje

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka në ndeshjen e sotme kundër Liverpool-it u ndëshkua me karton të kuq.

Xhaka bëri një ndërhyrje të ashpër në minutën e 24’ ndaj sulmuesit të Liverpoolit Diogo Jota pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës së Jurgen Klopp.

Kështu, gjyqtari i ndeshjes nuk pati as më të voglën dilemë për vendimin e tij dhe e largoi Xhakën nga fusha.

Përmes Instagramit, Xhaka iu ka kërkuar falje të gjithëve për atë që ndodhi, duke shtuar se është krenar me ekipin e tij.