Granit Xhaka pyetet për marrëdhëniet me Serbinë, përgjigje interesante

Ka kohë deri te ndeshja me Serbinë, por shumë gazetarëve ndërkombëtarë iu intereson se çfarë mendon kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, për sfidën me Serbinë.

Madje ylli nga Kosova, u pyet për marrëdhënie me Serbinë, por ka dhënë një deklaratë interesante.

Çfarë prisni nga ndeshja mes Serbisë dhe Brazilit?

“Nuk na intereson rezultati. Bëhet fjalë për futbollin, duhet të kujdesemi për veten.

Të dy duan të fitojnë. Kjo është më e rëndësishmja”, përgjigjet Xhaka.

Për marrëdhëniet me Serbinë? “Ne jemi këtu për të luajtur futboll, kjo është gjëja më e rëndësishme”, thotë Xhaka.