Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, sonte (20.45) shënon rekordin në duel me Izraelin, bëhet shqiptari i parë që do t’i prijë listës së Zvicrës, si futbollist që ka më së shumti ndeshje.
Xhaka sonte regjistron ndeshjen e 119-të dhe do të lë pas rekordin e legjendës zvicerane, Hainz Hermann (118 ndeshje).
“Me 119 ndeshje ndërkombëtare ai bëhet rekordmeni i vetëm!”, shkruan mes të tjera media zvicerane “Blick”.
Zvicra synon fitore që do të kualifikoj në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.