Gratë e Ivanovit, Zaevit dhe Mickoskit prishin kodin e veshjes para Papës, erdhën këmbë “cullak”?! (FOTO)

0

Mediat në Shkup kanë vërejtur edhe detaje për veshjen që duhet të jetë patjetër si obligim në ceremonitë ku merrë pjesë Papa dhe duhet të respektohen rregullat strikte. Sipas tyre, gratë e presidentit në largim Gjorgje Ivanov, kryeministrit Zoran Zaev dhe të liderit të VMRo-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk kanë respektuar kodin e veshjes, për shkak se kishin veshur fustane të shkurtëra duke ekspozuar këmbët e tyre para Papës, një rregull strikt që nuk lejohet nga Vatikani, por që kjo kaloi në Shkup. Ato duhet të jenë të mbuluara, por edhe kapele apo shami në kokë.
Protokolli kërkon që në takimet zyrtare me Papën, askush të mos paraqitet me veshje të bardhë, ashtu siç e ka kreu i Vatikanit. Veshja e bardhë, e cila quhet, quajtur “il privilegio del bianco”, privilegji i së bardhës, u lejohet vetëm shtatë personave të botë dhe të gjitha këto janë Princesha ose Mbretëresha katolike gjatë takimit me Papën.

Ato janë Mbretëreshën Sofia e Spanjës, Mbretëreshën Paola e Belgjikës, Grand Dukesha Maria Teresa e Luksemburgut, Mbretëresha Mathilde e Belgjikës, Mbretëresha Leticia e Spanjës dhe Princesha Marina e Napolit.

Ndërsa të gjitha femrat e tjera kodi është që të gjitha duhet të jenë me veshje me ngjyrë të errët dhe me një shall të zi në kokë.
Ja kodi i veshjes që e kërkon Vatikani në çdo ceremoni ku është i pranishëm Papa.