Gratë në Maqedoni, ndër më të shkurtrat në Europë! Burrat afër mesatares eurpoiane

INA
INA

06/03/2024

Gratë në Maqedoninë e Veriut janë në mesin e më të shkurtrave në Evropë, ndërsa burrat janë afër mesatares evropiane, tregon analiza “Landgeist”, të bazuar në të dhënat nga NCD-RisC, rrjet i shkencëtarëve të shëndetësisë nga mbarë bota, e cila bashkëpunon me Organizatat Botërore të Shëndetësisë.

Gratë në vendin tonë janë mesatarisht me lartësi trupore prej 160,9 centimetrave, ndërsa më të ulëta se ato janë vetëm gratë nga Qiproja, me 160,6 centimetra. Mes më të shkurtrave në Evropë janë edhe gratë në Portugali, me mesatare prej 161,2 centrimetrave.

Më të gjatat janë gratë holandeze me një mesatare prej 170,4 centimetra dhe ato malazeze me 170 centimetra. Gjatësia mesatare e femrave në Serbi është 168,3 centimetra, në Greqi 165,8, në Bullgari 164,6 dhe në Shqipëri 162,2 centimetra.

Burrat në Maqedoni janë mesatarisht 176.4 centimetra të gjatë. Më të gjatët janë holandezët 183,8 cm, malazezët 180,7 cm dhe estonezët 179,3 cm. Meshkujt më të shkurtër janë në Qipro, me mesatare prej 172,7 cm, në Shqipëri 174,1 cm dhe në Bullgari me mesatare prej 174,2 centimetra.

Në Serbi, gjatësia mesatare e meshkujve është 180,7, ndërsa në Greqi 179,3 centimetra.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pasaporta

Dy muaj pritje për një pasaportë

fatos-rushiti

BDI-së në sfond i buzëqesh opozita

Screenshot_2024-04-17-17-23-19-952_com.facebook.katana-edit

Glauk Konjucva në kafe me liderët e VLEN-it, në Çarshinë e Shkupit

664140-6zyFR0KYUH

Kurti: Serbia e ka problem faktin që ekzistojmë si popull dhe si shtet

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Nga nesër rrjedh afati i fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare

Peter Stano

BE: Serbia shkeli marrëveshjen, të lejojë menjëherë lëvizjen e lirë

IMG_1188

Serbia bllokon shtetasit e Kosovës edhe në Tabanoc

kufiri kroaci serbi

Kosova u bën thirrje qytetarëve të saj të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër Serbi

mihalis rokas

Diplomati grek, Rokas edhe zyrtarisht ambasador i ri evropian në Shkup

INFO

NA NDIQ