Grçeva e Zërit të Maqedonasve alarmon beteja dhe luftë?/VIDEO

0

Ish-deputetja dhe kryetarja e një partie të re Zëri i Maqedonasve, Solza Grçeva në protestën e mbajtur mbrëmë para Kuvendit ka theksuar se tani veç më ka filluar beteja dhe lufta për mbrojtjen e emrit dhe se sipas saj ky është vetëm fillimi.

“Nuk do të lejojmë që të nënshkruhen marrëveshje humbëse. Do të formojmë front të fuqishëm dhe të gjithë do të jemi bashkë. Populli gjithmonë do të dal fitues. Kjo fitore ka një ushtri të tërë. Kjo është një luftë e madhe dhe kemi shumë përkrahës. Do ta shohin se çka është populli dhe fitorja e tyre.”, theksoi Grçeva, e cila është shprehur edhe kundër votimit të Ligjit për gjuhën shqipe.

Ajo në përbërjen e kaluar parlamentare fitoi si deputete e LSDM, duke kaluar më pas si deputete e pavarur dhe duke përkrahur politikat e VMRO-DPMNE-së. (INA)

Solza Grceva тука заедно за Македонија со македонските синови и ќерки со говор од кој блика љубов кон татковината…12.06.2018#МакедонијаВЕЧНА

Gepostet von Zvonko Dimoski am Dienstag, 12. Juni 2018