Grealish te Man City bëhet zyrtare në ditët në vijim

Anglezi shihet si ndër lojtarët më të mirë në Premierligë dhe këtë e dëshmoi edicionet e kaluara.
Sipas CaughtOffside, Grealish me kalimin në “Etihad” do bëhet ndër lojtarët më të paguar rreth 360 mijë euro në javë.
Mediumi anglez pretendon se gjithçka do kompletohet brenda javës dhe mund të ndodh ditët e ardhshme.
City pos Grealish vazhdon të kërkojë me ngulm edhe sulmuesi Harry Kane, lojtar që gjithashtu e do kampionin e Anglisë dhe këtë e konfirmoi duke mos u shfaqur në stërvitje te Tottenham.
Sidoqoftë, marrëveshja për Kane mbetet e vështirë, ngase Tottenham veçse ka refuzuar 100 milionë euro.