Grebenarov: Në Maqedoni ka 250 mijë qytetarë me pasaporta bullgare

Picture of Ina Online
Ina Online

11/10/2025

Profesori dhe historiani bullgar, Aleksandar Grebenarov ka kritikuar qasjen që ka kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoskit ndaj komunitetit bullgar në RMV, e poashtu dhe ngecjen që po bën ai në procesin e përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

“Nga Mickoski po vërejmë sulme negative kundër Bullgarisë, kundër politikës së jashtme bullgare. I njejti person tha para disa muajve se dëshiron nga BE që bullgarët të bëhen pjesë e kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, pasi që vendi të anëtarësohet në BE, gjen arsyetime, mirëpo ai duhet ta dijë që BE nuk është Akademi Shkencore që merret me problematika shkencore siç po përmenden në këtë rast. Ai po përdor një retorikë kërcënuese ndaj Bullgarisë, mirëpo kjo mund të jetë edhe për shkak se janë zgjedhjet dhe në prag të këtyre zgjedhjeve ai dëshiron ta mbajë të bashkuar elektoratin e partisë së tij”, tha për LajmTv, Grebenarov.

Ai sqaroi se RMV-ja e ka patjetër të respektojë Propozimin Francez, sepse si pako e tillë, është miratuar nga Maqedonia e Veriut dhe nga Bullgaria.

“Maqedonia e Veriut e ka obligim ta respektojë Propozimin Francez, ai dokument është pranuar si i tillë, është nënshkruar nga ish-ministrat e punëve të jashtme aso kohe, znj. Gençovska dhe z.Osmani. Nuk dua të hy në detaje historike, mirëpo Maqedonia në Mesjetë quhej “Bullgaria e Poshtme” dhe iluministët të cilët i njeh historia, flisnin dhe shkruanin bullgarisht, sepse nuk ka pasur as Maqedoni e as maqedonas në atë kohë. Deri në luftën e pare botërore mungojnë në histori termet “Maqedoni” ose “maqedonas”, sqaroi Grebenarov.

Historiani bullgar shtoi se në Maqedoninë e Veriut ka 250 mijë qytetarë me pasaporta bullgare.

“Sot po ndodh që për një periudhe 10 vjeçare në RMV, 216 mijë qytetarë maqedonas kanë marrë pasaporta bullgare, ku kanë pranuar se kanë vetëdije bullgare. Unë mendoj se ka 250 mijë qytetarë maqedonas me pasaporta bullgare. Nëse vazhdon ky trend, atëherë maqedonasit do të luftojnë për vendin e tyre në kushtetutë “në detin” e mbushur me shqiptarë dhe bullgarë”, tha Grebenarov.

TË FUNDIT

Serbia bllokoi mjetet financiare të Kosovës për shqiptarët e Luginës – kërkohet reagim urgjent i BE-së

Shqipëria në vazon e dytë në play-off nuk është e pamundur, ja çfarë rezultatesh u duhen kuqezinjve

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka edhe një shans për të shkuar direkt në Botëror

Xhaka uron Kosovën për arritjen e Play-Off-it: Kosova ka bërë mrekullinë në këto eliminatore

Për herë të parë një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova, për të po përgatitet edhe një…

Xhensila Myrtezaj u bën “diss” ish-partnereve të Ledrit

ME TE LEXUARA

1

Për herë të parë një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova, për të po përgatitet edhe një...

LEXO MË SHUMË