Greku sulmon fizikisht doganierin në pikën kufitare “Tabanoc”

Dje rreth orës 21:30 në vendkalimin kufitar Tabanovcë, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar NN (42) nga Greqia.
Ai është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht një doganier i cili po kryente kontroll doganor në kamionin e tij me të cilin ka mbërritur në vendkalim.

N.N. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.