Grenell godet Evropën: Thaçi në gjyq pa burg, kur të dalë t’i padisë Hagën në një gjykatë amerikane

Picture of Ina Online
Ina Online

30/10/2025

Emisari i Presidentit Amerikan për Misione të Veçantë, Richard Grenell, në vazhdimësi ka kritikuar procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale të Hagës. Kritika e tij ka qenë edhe për faktin se Thaçi po mbahet në paraburgim tashmë prej pesë vitesh, shkruan Express.

Sipas politikanit amerikan, kjo është edhe një nga arsyet se pse Evropa po dështon. Grenell ka thënë se një numër i madh i politikanëve evropianë janë duke heshtur për këtë fakt, që Haga e mban një president të një shteti në burg për pesë vite pa gjyq.

“Ka shumë arsye pse Evropa po dështon. Por një shembull është numri i madh i politikanëve evropianë që heshtin rehat për Hagën që mban një Kryetar Shteti në burg për 5 vjet pa gjyq. Dhe pastaj gjyqi zgjat më shumë vite. Është një sistem brutal arkaik i drejtuar nga elitat”, ka shkruar Grenell në X.

Grenell ka thënë se kjo s’është drejtësi dhe sipas tij askush s’duhet të marrë më këshilla që lidhet me proceset gjyqësore nga ndonjë evropian.

Në fund të reagimit të tij, Grenell ka thënë se shpreson që Hashim Thaçi kur të dalë nga aty t’i padisë të gjithë ata në Hagë në një gjykatë të Amerikës

“Shpresoj që Hashim Thaçi t’i padisë të gjithë në Hagë në një Gjykatë Amerikane kur të jetë jashtë – në fund të fundit, janë para të taksapaguesve amerikanë”, ka shkruar Richard Grenell.(INA)

TË FUNDIT

Gruaja me mbulesë ishte bërë gati për të hyrë në Big Brother VIP Kosova 4, por e anuloi në minutat e fundit

Ambasada e SHBA-së në RMV: Lotaria e vizave DV-2027 ende nuk është hapur, kujdes nga mashtrimet

Taravari takon ambasadorin francez Le Rigoleur

14 mijë euro i ka vetëm dhëmbët, kjo është banorja e BBVK që njihet për jetën luksoze

Big Brother VIP Kosova 4 hap dyert, këto janë banorët e parë

Sela: Mund të jem pjesë e Qeverisë, por kam tre kushte!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË