Grenell konfirmon zyrtarisht largimin nga posti i rëndësishëm diplomatik

0
Richard Grenell

Ambasadori amerikan në Berlin dhe Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka konfirmuar përmes një postimi në Twitter se po largohet nga pozita e ambasadorit në Gjermani,ndërsa l;ajmi u konfirmua më herët nga burime të agjencisë gjermane të lajmeve DPA.

Grenell ka postuar shkrimin e gazetës amerikane ‘Politico’ duke shkruar “E vërtetë” në llogarinë e tij në rrjetin social.

Diplomati që mbante pozitën e drejtorit të përkohshëm të Inteligjencës amerikane u zëvendësua para tre ditëve nga John Ratcliffe në Senatin amerikan duke marrë 49 vota pro dhe 44 kundër. Në shtator të vitit 2017, Richard Grenell u emërua ambasador në Gjermani nga Presidenti Donald Trump.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, Richard Grenell po planifikonte që të dorëhiqet nga kjo pozitë në javët e ardhshme, dy vjet pasi mori këtë post, raportoi sot agjencia gjermane e lajmeve duke u thirrur në burime. Robin Quinville, që është zëvendësambasador, pritet që të bëhet ushtrues detyre i ambasadorit.

Ky lajm vjen disa ditë pasi Senati amerikan konfirmoi John Ratcliffe, në postin e drejtorit të agjencisë kombëtare të inteligjencës. Ndërkohë Richard Grenell do të mbetet i dërguar i posaçëm i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka deklaruar zëdhënësi i tij, Dick Custin. “Ai pret që dialogu të vazhdojë sa më parë, posa që të finalizohet krijimi i Qeverisë në Kosovë”, ka thënë Custin.

Megjithatë Grenell do vazhdoj të jetë emisar i presidentit amerikan Trump në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.(INA)