Grenell: Marrëveshja Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë u negociua e gjitha nga Thaçi

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi e kishte negociuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq Marrëveshjen e Washintonit, dhe jo kryeministri i atëhershëm, Avdullah Hoti, i cili e kishte nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020.

“Marrëveshja e gjitha ishte negociuar nga Thaçi, Hoti nuk kishte negociuar pjesën më të madhe të saj”, tha ai në një intervistë për “The Pavlovic Today”.