Kimete Berisha
1. Shtrenjtë i ka kushtuar komandantit thënia më e re e Grenellit:
– ‘Krejt bota janë kundër Albin Kurtit, e unë jam krejt bota”!
– Sa herë që Grenell flet kundër Albin Kurtit, bën zarar, sepse i ndihmon!
Si herën e parë,….
– Richard Grenell, edhe nëse do ta kishte thënë ‘të vërtetën’, nuk ka ndikim tek votuesit shqiptarë, …
– Përkundrazi, bash që thotë ky ‘mos e votoni Albin Kurtin’, gjindja e votojnë.
– Richard Grenell s’është simpatik, është pozant dhe antipatik për shqiptarët, shkaku i jaranisë së tij të thellë me Aleksandër Vuçiçin, i cili e ka mikluar me mirënjohje, me flamurin e Serbisë dhe me dhurata të shumta.
– Prandaj, sa më keq aq më mirë…
– Por, Richard Grenell e ka një veçori dalluese shumë interesante dhe autentike:
Për çkado që flet ky, flet në emër të kozmosit.
– Nejse, kësaj here foli në emër të Ramushit.
– E as që ish lodhur të bëhej kreativ…e kish pas marrë të gatshme fjalën e Ramushit ‘mashtrues’ për Albin Kurtin.
– Se sa i madh është morali dhe karizma e tij, tregon vet Richard Grenell, i cili është deklaruar publikisht kundër protestave masive të studentëve në Beograd, të cilët janë ngritur kundër Vuçiçit.
2. Buçkat e LDK-së , kahmos!
– Nuk e dinë se ne kur i shohim Live në rrugë e kapërcejmë rrugën për të mos u përpjekur me ta.
– Bytyn, qytetin e kanë veshur me fytyrat e tyre, e s’kanë lënë vend pa e qitë buçkën.
– Përveç fukarenjëve, ata po, derisa e presin autobusin, kur i shohin fytyrat e LDK-së në xhamat e stacionit, frymëzohen për t’i votuar gospoxhet e milionerët e rryer të Lidhjes.
3. E ne i njohim.
Të gjithëve ju njohim….
– Se, reklamohet vetëm malli i ri ose malli i dalë afati.
– A ekziston ndonjë shqiptar që e ka lexuar Henri Lefebvre ‘Jeta e përditshme në botën moderne’, për të kuptuar se çfarë po
mundohem të them!
– Shiten si ‘mall i mirë’ ata që i njohim shumë mirë dhe veç për të keq…
Ata që s’kanë lënë dy gurë bashkë.
4. Derisa reklamat e LDK-së dhe fytyrat e tyre gjigande, si perde kadife të teatrit të mbyllur e kanë terruar Kosovën,
fytyrën e Albin Kurtit në reklamë e ka djegur një mashkull i zoti i Skënderajit!
– Trimi që ia ka djegur fytyrën në fotografi e ka fetishizuar aq fort Albin Kurtin, sa kujton se edhe fotografia e tij është e rrezikshme…!
– Pasi që e ka kallur flakë fotografinë e Albin Kurtit, me ç’rast e ka çliruar Drenicën, është bindur se Albin Kurti nuk fiton sepse tashmë ky e ka kallë.
– Prandaj, psikologjia thotë:
shkruaje në letër brengën që të mundon dhe pastaj kalle letrën, si mënyra më e shpejt për t’i kall problemet!
5. Ushqimet s’preken. Çmimet n’hava.
Një kg. speca kushton shtatë euro, ndërsa Bedri Hamza është zotuar se do të kujdeset për shpella.
– Ky lajm i ka gëzuar pamasë qytetarët e Lipjanit, të cilët kanë qenë shumë të shqetësuar për shpellën e tyre.
6. Bedri Hamza po i trajton votuesit si mall, që blihen, me premtime masive për rritjen masive të pagave.
– Nuk ka faj Bedri Hamza që i trajton votuesit ‘si mall’, se ashtu e lyp fukarallëku!
– Lumir Abdixhiku po i trajton votuesit si followersa dhe si karafila, me alkimi dhe me ide futuristike, thuajse jeton në sfera të
tjera! .
– E Albin Kurti po i trajton popullin si folklorisë dhe patriotë të prapambetur.
Kujton se s’kemi ne tjetër gajle përveç a ka buxhet për ushtri a jo; a kanë çizme policët a jo; a kërcet pushka a jo kur na ‘hyn’ Serbia!
7. Hëna e Plotë e Shkurtit do të jetë e zjarrtë, dhe sipas astrologjisë Hëna do të jetë në shenjë të Luanit!
– Si për ‘inat’ të Albinit, Bedri (Badr) nga arabishtja do të thotë ‘Hëna e Plotë’.
– Ndërsa me këtë rast unë do të gëzohem pamasë (dhe pa dashje), sepse në hartën time natale ‘Hëna është e pozicionuar në shenjën e Luanit’.
P.S. I can tell by your eyes,
That you’ve probably been crying forever…!